Anglishte e Folur – Kurs Veror 4-Javor

Smart Center ju prezanton me kursin e ri veror 4-javor. Ky kurs synon të përmirësojë aftësitë tuaja komunikative, të kuptuarin, si dhe shqiptimin për një komunikim më efektiv në situata sociale, akademike apo profesionale. Kursi ynë i anglishtes së folur do të zhvillojë vetëbesimin tuaj në përdorimin e gjuhës angleze nëpërmjet aktiviteteve bisedore, të folurit në publik, diskutimet në grup, e të tjera aktivitete të ndërtuara me kujdes e pasion nga mësuesi ynë amerikan, Alex.
Përgjatë mësimdhënies, fokusi do të jetë mbi studentin, duke e nxitur e motivuar të flasë rreth 80% të kohës dhe mësuesi do të marrë vetëm 20% të saj. Në kursin e anglishtes së folur në qendër të vëmendjes jeni ju dhe gjatë seancave tona do të nxiteni vazhdimisht ta përdorni gjuhën me lirshmëri; do të keni mbështetjen e stafit tonë për t’ju udhëhequr dhe mbështetur përgjatë këtij rrugëtimi drejt suksesit.
Të mirat që do të keni nga kursi:
↪ Do të përmirësoni rrjedhshmërinë.
↪ Do të filloni të mendoni në anglisht duke shmangur hezitimet e gjata.
↪ Do të pasuroni fjalorin lehtësisht dhe do ta keni më të thjeshtë mbajtjen mend të fjalëve të reja.
↪ Do të keni natyrshmëri në të folur dhe theks më të mirë si shkak i imitimit të mësuesit tuaj amerikan.
↪ Do të komunikoni me më tepër vetësiguri me shtetasit anglishtfolës.
↪ Do të merrni feedback individual nga prof Alex mbi ecurinë tuaj përgjatë kursit.
Të dhënat e kursit:
Kohëzgjatja: 4 javë, 20 orë (27 korrik – 23 gusht)
Frekuentimi: e hënë – e enjte (nga e hëna në të enjte)
Orari: 19.00 – 20.10
Mësimdhënësi: Professor Alex
Vendndodhja: Smart Center II
Pagesa: 6000 lekë (i gjithë programi)
Për çdo interesim a paqartësi, na kontaktoni në: 069 31 40 170 & [email protected]!