Smart Center është qendër kursesh për gjuhë të huaja dhe informatikë e cila është në shërbim të studentëve dhe profesionistëve në Vlorë dhe online prej 15 vitesh.
Që prej çeljes së saj, Smart Center ka bërë një punë të palodhur për arsimimin e të rinjve të qytetit të Vlorës, por edhe atyre anembanë botës me anë të kurseve online.
Në Smart Center do të gjeni këto kurse gjuhësh: kurse anglisht, kurse gjermanisht dhe kurse italisht. Të gjitha këto kurse mund t’i ndiqni edhe online nga rehatia e shtëpisë apo zyrës suaj!
Ne jemi qendër e autorizuar për provimet ndërkombëtare Michigan Tests, si dhe qendër testimi për provimet YLE të Universitetit të Kembrixhit . Prej disa vitesh, jemi akredituar edhe si qendër rajonale për provimet European Informatics Passport, EIPASS.
Smart Center është e para dhe, deri tani, e vetmja qendër kursesh në qytetin e Vlorës e cila ofron kurse me mësues profesionistë amerikanë e anglezë.