Shije 10-vjetori

Smart Center, si nevojë reflektimi mbi hapat e një 10-vjeçari në mësimdhënie, fal pak kohë për të falenderuar dhe festuar rezultatet të cilat i gëzon në sajë të punes; njëherazi, ndan ide dhe prezanton programe dhe nisma tejet të dobishme për studentet që kanë dëshirën dhe nevojën për të ecur mbarë në procesin formimit profesional dhe kulturor, duke qenë në koherencë me nevojat e tanishme.

Si fillim do t’i urojmë mirëseardhjen gjithë pjesëmarrësve, ndër të cilët studentë që tashmë i kanë prekur rezultatet e kënaqshme dhe gëzojne frytet e punës dhe përkushtimit ndër vite, studente në process studimi dhe prindërit e tyre tejet të vemendshëm për t’iu gjendur femijeve si përherë.

Smart Center e priti këtë festë për të prezantuar disa super risi dhe njëkohësisht arritje për qendrën e gjithë qytetin. Qendër testimi për provimet e Universitetit të Cambrige, një testim i brendshëm, Smart English Test, dhe një event i përmuajshëm mbi teknologjinë bashkohen në Smart Center.

SET
Smart English Test është dizenjuar për të gjithë ata studentë që zotërojnë një nivel gjuhësor, por për arsye të ndryshme nuk mund të ndjekin një kurs dhe të certifikojnë njohuritë më pas. SET është provim i gjuhës angleze i zhvilluar online në një platformë moderne dhe efektive. Pjesa më  e madhe e provimit ka përmbajtje krejtësisht autentike ku testohen të katër aftësitë gjuhësore. Smart English Test ofrohet në dy formate, të plotë dhe të pjesshëm. Formati i plotë: Grammar & Vocab, Listening, Reading, Writing & Speaking dhe format i pjesshëm: Grammar & Vocab, Listening & Reading. Më tepër rreth Smart English Test do të mësoni ditët në vijim.

Tech Night
Tech Night është takim mujor i profesionistëve dhe të apasionuarve pas teknologjisë në Vlorë, ku prezantohen projekte të pjesëmarrësve dhe diskutohet rreth temave të ndryshme të teknologjisë së informacionit.
Takimi i parë do të jetë këtë të shtunë, 7 prill, në 18.00 – 20.00. Pas prezantimin me njëri tjetrin, një nga pjesëmarrësit do të prezantojë një projekt interesant për 15-20 minuta. Pas kësaj, do të ketë biseda të lira sipas interesit të pjesëmarrësve.
Në këto ditë përvjetoresh është bërë tashmë traditë që në Smart Center të ndahen dhurata për këdo që dëshiron t’i bashkohet rrugetimit në Smart, duke ofruar çdo program mësimi të gjuheve të huaja në 50% të cmimit real. Ndarja e dhuratave dhe përkushtimi për të percjellë dije në studentet tanë, sigurisht që vjen me një shpërblim kënaqesie të pamasë; në menyre të veçantë, kur studentet tanë të cilet gjenden në vende të ndryshme të botes duke ndjekur endrrat e tyre, na jane mirënjohës për ndihmën dhe punen e bërë në ate pjesë të rrugetimit të tyre. Disa prej tyre na përcollën emocione nëpërmjet video mesazheve falenderuese dhe na bejne të ndejehemi edhe njehere të dobishem dhe të vetedijshem për ndikimin që, si mesues, kemi në formimin e shoqerisë sonë.
Pas shijimit të emocioneve vecse pozitive dhe pak ushqimi si për të shoqëruar bisedat e shkurtra mes mësuesve, studenteve dhe prindërve do të përshëndeteshim këtë mbrëmje me shije të veçantë dhe ndjesi të papërshkrueshme.
Këtu mund të merrni dhe ju pak shije emocionesh.

Detajet e Eventit

  • Shije 10-vjetori
  • Smart Center II
  • Vlorë