Romeo Veshaj ka qenë student i italishtes në Smart Center
Smart Center ofron kurse italisht në Vlorë dhe online prej shumë vitesh. Studentët tanë variojnë nga studentë që ndjekin kursin për të përmirësuar performancën e tyre në shkollë, në studentë që përgatiten për t’u punësuar në Call Center të ndryshëm që operojnë në qytet, apo studentë që përgatiten për të studiuar apo punuar në Itali.
Ky kurs i një karakteri të përgjithshëm fokusohet njëlloj në të katër aftësitë gjuhësore. Kursi i kushton një vëmendje të veçantë edhe aspekteve strukturore dhe gramatikore të gjuhës italiane, ku edhe pjesa më e madhe e studentëve hasin vështirësi.
Një pjesë tjetër e rëndësishme e kursit është edhe aspekti kulturor. Elementë të civilizimit dhe kulturës italiane janë shpesh tema diskutimi dhe krahasimi, sigurisht sipas edhe nivelit gjuhësor të studentëve. Temat e diskutimit variojnë nga ato të thjeshtat (rreth kuzhinës italiane) deri në më komplekset (p.sh.situata aktuale ekonomike a politike në Itali).
Smart Center zhvillon edhe kurse përgatitore profesionale ose për provime, si:
Italisht për Maturën Shtetërore
Italisht për provimin CELI 3
Italisht për Call Center
Mosha Minimale: Mbi 8 vjeç Niveli: Fillestar – Të avancuar (A1 – C1) Frekuentimi: 3 ose 5 orë/javë Nisja: Në çdo kohë Kohëzgjatja: 70 orë mësimore/niveli Pagesa: 17.000 lekë/niveli
Për ta përmbledhur, tek ne do të gjeni kurse italisht intensive dhe normale, në grup dhe individuale për fëmijë dhe të rritur në klasë ose online. Ju mirëpresim!