EIPASS, Pasaporta Europiane e Informatikës, vjen me 14 certifikime ndërkombëtare të fushave të ndryshme. EIPASS Junior është programi i trajnimit dhe ҫertifikimit të njohurive dhe kompetencave dixhitale, për nxënësit e moshës 9 deri 13 vjeç, si dhe 13-15 vjeç.
Përvetësimi i kulturës dixhitale nuk është vetëm në lidhje me përdorimin e duhur të një kompjuteri, ajo parashikon dhe zhvillimin e plotё të mendimit kompjuterik, stimulimin e proҫeseve dhe strukturave logjike të mendimit, për të siguruar një pasuri të aftësive dhe ekspertizës që mund të ndërveprojnë me fusha të ndryshme të dijes. Në kёtё mёnyrё studentët e rinj kuptojnё se njohja e autonomisё është qëllimi përfundimtar i proҫesit të të mësuarit.
Nëse ёshtё e vёrtetё qё shumë fëmijё dinë tashmë t’i përdorin pajisjet, atёherё është gjithashtu e vërtetë se në këtë fushë vetëm përvoja nuk është e mjaftueshme nëse nuk shoqërohet me një analizë dhe reflektim. Arsimimi kompjuterik është një parakusht për krijimin e një kulture të vërtetë dixhitale që:
I lejon të gjithё tё njohin mjetet në dispozicion dhe të përdorurin, potencialin e internetit dhe rreziqet që lidhen me identitetin dhe sigurinë e tyre;
I bën të kuptojnë vlerën e rrjetit si një vend i mundësive të zhvillimit personal dhe profesional.
Zhvillimi dhe konsolidimi i aftësive dixhitale në fëmijët e moshës shkollore është deri më sot, një nga çështjet mё madhore kulturore, ekonomike dhe sociale për të gjithë komunitetin ndërkombëtar. Që nga publikimi i “Rekomandimi i Parlamentit Evropian” në lidhje me kompetencat kyçe për mësimin përgjatë gjithë jetës(LLL) të datës 18 dhjetor 2006, ka pasur akses të ndryshёm në shkollë dhe më në përgjithësi në fushën e trajnimit me qëllim për të bërë propozime konkrete për të zgjidhur nyjet e përcaktimit të duhur të një programi të trajnimit tё TIK në arsimin fillor me kushte të pafavorshme.
Programi EIPASS Junior merr si kuadër referimi edukativ ato që janë quajtur “Aftësi për qytetarinë aktive”, qё japin një rëndësi të veçantë për sjelljet e mëposhtme:
Të mësojmë se si të mësojmë (Learn to Learn)
Projektimi
Komunikimi
Bashkёpunimi dhe pjesëmarrja
Tё vepruarit nё mёnyrё të pavarur dhe të përgjegjshme
Zgjidhja e problemeve
Identifikimi i lidhjeve dhe marrëdhënieve
Marrja dhe interpretimi i informacionit
Lista e provimeve të EIPASS Junior (grupmosha 9-13 vjeçare): Moduli 1: Elementet bazë të informatikës Moduli 2: Analiza e përbërësve hardware të një kompjuteri Moduli 3: Menaxhimi i një sistemi operativ me ndërfaqe grafike (elementet bazë) Moduli 4: Themelet për produktivitetin informatik Moduli 5: Themelet e lundrimit dhe kërkimit të informacioneve në Web Llista e provimeve të EIPASS Junior (grupmosha 13-15 vjeçare): Moduli 1: Projektimi i algoritmeve dhe diagrameve, parimet e programimit në ambient LOGO Moduli 2: Krijimi dhe menaxhimi i dokumentave tekst Moduli 3: Krijimi dhe menaxhimi i fletëve llogaritëse Moduli 4: Realizimi i prezantimeve të thjeshta multimediale Moduli 5: Parimet e komunikimit në rrjet