Për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një profesion të mirë në tregun e punës, i cili është shumë konkurrues dhe kërkues, apo për të gjithë ata studentë që janë duke përfunduar studimet e tyre në Fakultetin e Ekonomisë, ne si qendër ju vijmë në ndihmë me kursin e Kontabilitetit dhe Financa 5.
Financa 5 është një program mjaft i njohur sidomos për profesionistët në fushën e kontabilitetit. Ky program përdoret për administrimin financiar dhe kontabël të kompanisë dhe ju lehtëson punën tuaj në regjistrimin e të dhënave ekonomike të vazhdueshme të kompanisë.
Kursi përfshin bazat e kontabilitetit financiar si dhe mësimin e praktikimin e programit Financa 5. Kursi përmban seanca ku mësohet dhe studiohet pjesa teorike e kontabilitetit si më poshtë:
Parimet e kontabilitetit dhe kodifikimi kontabël: ➥ Mekanizmi i partisë dyfishe ➥ Bilanci ➥ Rezultati financiar
Kontabiliteti i veprimeve rrjedhëse si: ➥ kontabiliteti i TVSH (tatimi mbi vleren e shtuar) ➥ të ardhurat – shpenzimet ➥ kontabilizimi i aktiveve afatgjata ➥ kontabilizimi i pagave ➥ kontabilizimi i investimeve ➥ kontabilizimi i shpenzimeve dytesore
Dhe së fundi mësojmë dhe si t’i bëjmë veprimet e mbylljes. Te gjitha keto kemi mundësi ti praktikojmë edhe në kompjuter në kontabilitetin informatik siç është Financa 5.
Me anë të këtij programi kontabiliteti mësojmë të kryejmë veprime të tilla si: ➥ Blerje, Shitje. ➥ Veprime me Bankën, Arkën. ➥ Veprime Magazine Flete Hyrje-Flete Dalje, Stoku, etj. ➥ Përgatitje per Pasqyrat Financiare Vjetore (Bilanci), Cash Flow, PASH, Pasqyra e Kapitalit, Analiza dhe Raportet Financiare.
Në fund të këtij kursi të Financa 5 do të jeni ne gjendje të merrni përsipër çdo punë që ju ofrohet ne ndërmarrje të çfarëdo forme, prodhimi, tregtare apo bujqësore.