Stafi i Mësueseve | Smart Center

Programi Vjetor për Fëmijë 2023 – 2024

Sikur ta dinit se është një investim i vogël sot, që përmirëson të ardhmen e fëmijëve tuaj në vend e jashtë tij, që ua shpalos cilësitë personale dhe në të ardhmen dhe ato profesionale, që i bën të pëlqyeshëm dhe të vënshëm re, që ua mbush dhe xhepat kur dinë si ta shfrytëzojnë, a do mendoheshit dy herë për ta bërë?

Investimi në gjuhë të huaj, e veçanërisht atë të botës mbarë, në anglisht, është porosi prej njerëzish të ditur.

Anglishtja është gjuha e edukimit, e informacionit, e shkencës, e mundësive të panumërta. Dhe sa më parë të nisë mësimi i saj, aq më i natyrshëm përvetësimi.

Jepini mundësinë fëmijës suaj të mësojë anglisht siç duhet — sille në Smart.

Në Smart-in tonë nxënia dhe argëtimi ecin dorë për dore. Fëmija mëson dhe kënaqet. Ne kujdesemi që dashuria për të mësuarit t’u kultivohet natyrshëm dhe të bëhet pjesë e personalitetit të fëmijës suaj.

Ne u mësojmë anglisht dhe hedhim themelet e suksesit të tyre akademik. Nxënësit tanë tani studiojnë kudo në botë dhe kujtimet e tyre në Smart Center mbeten të pashlyeshme.

Programi Vjetor

Programi Vjetor për Fëmijë dhe Adoleshentë nis në 12 shtator 2023. Ai ofrohet për moshat 4-18 vjeç, si për anglishten e përgjithshme, ashtu edhe atë përgatitore për provimet ndërkombëtare të Cambridge English, si: PET, FCE etj.

Mësimdhënia

Me 15+ vite përvojë, mësimdhënia e gjuhëve mbetet pasioni ynë.

Ne jemi qendër regjistrimi për provimet e Univeristetit të Cambridge-it. Çdo vit në qendrën tonë regjistrohen me dhjetëra fëmijë e adoleshentë për provimet: YLE, KET, PET, FCE. Ne i mësojmë fëmijët me objektiva. Vendosja e tyre bën që motivimi të jetë edhe më jetëgjatë. Gjatë punës për arritjen e tyre, fëmijët rriten gjuhësisht, por edhe përvoja e mësimit bëhet më kuptimplotë. Ne i sfidojmë fëmijët, por edhe i argëtojmë ata për t’i bërë sfidat më të dashura.

Kohëzgjatja

Programi Vjetor zgjat 38 javë mësimore dhe mësimi zhvillohet 8 orë në muaj (dy orë në javë). Përgjithësisht, kurset zhvillohen në fundjavë, të shtunë & të diel, por është e mundur të ndiqen edhe përgjatë ditëve të javës. Oraret përcaktohen në bazë të nevojave dhe mundësive të grupit.

Tarifat

Kohëzgjatja: 11 shtator – 13 qershor (38 javë)
Orari: në varësi të nivelit
Çmimi: 3000L/muaj (për 8 orë mësimore në muaj). Oferta e Pagesës Vjetore është vetëm 22.000 gjithsej nga 28.500L (i gjithë programi).

Rezervoni vendin tuaj TANI për të zënë oraret më të përshtatshme për ju!

PS: Pas datës 12 shtator, pagesa e plotë e këtij programi do të jetë 24.500L.