Pse na shërben kjo certifikate?
FCE-ja është një provim që i përket nivelit mbi-mesatar. Është ideal nëse synoni të punoni jashtë shtetit, apo nëse synoni një profesion që ka lidhje me anglishten (vështirë të gjendet një profesion që s’është i lidhur ngushtë me këtë gjuhë). Duke qënë një certifikatë ndërkombëtare, FCE-ja të hap dyert në shumë aplikime për punë që mund të bëni këtu në Shqipëri.
A bën FCE-ja për mua?
A mund të:
– Kuptosh tekste të llojit dhe burimeve të ndryshme?
– Mbash shënimë në anglisht teksa dikush po flet në anglisht?
– Flasësh për një sërë temash?
– Kuptosh kur njerzit flasin anglisht në radio apo programe televizive?
Nëse e gjeni veten në pikat e mësipërme, apo nëse po synoni të arrini pikërisht këto cilësi, atëherë mos ju ndani FCE-së.
Si do të më shërbej FCE-ja?
FCE-ja është një provim që zhvillohet nga një ndër universitetet më të famshëm dhe cilësorë, sikurse është Universiteti i Cambridge-it. Marrja e një prej certifikatave të këtij universiteti është një arritje dhe një shpërblim në vetvete. Por, sidoqoftë, ka edhe më shumë përfitime se kaq:
– FCE-ja është një certifikatë ë vlefshme për tërë jetën (nuk është e nevojshme t’i rinënshtroheni testimit pas dy vjetësh, sikurse ndodh me provimin e TOEFL-it).
– FCE-ja është certifikatë komplet ndërkombëtare, e njohur në gjithë botën për qëllime studimesh apo biznesi.
– Me mijëra punëdhënës, kompani dhe universitete e njohim FCE-në zyrtarisht si një kualifikim në nivelin mbi-mesatar të gjuhës angleze.
– Aftësitë që FCE-ja ju mundëson, ju japin besimin për ta përdorur anglishten lirshëm, rrjedhshëm dhe automatikisht.
Cfarë përfshin FCE-ja?
Ky provim është i ndarë në pesë pjesë:
Reading (Të Lexuarit): 1 orë
Duhet të jeni në gjendje të kuptoni informacione nga tekste te shkëputura nga romane, gazeta, revista, si dhe burime të tjera.
Writing (Të Shkruarit): 1 orë e 20 minuta
Këtu duhet të shfaqni aftësinë tuaj për të shkruar një histori të shkurtër, letër, artikull, raport, apo ese.
Use of English (Përdorimi i Anglishtes): 45 minuta
Në këtë pjesë të provimit do testoheni rreth njohurive leksikore apo gramatikore që zotëroni.
Listening (Të Dëgjuarit): 40 minuta
Duhet të shfaqni aftësitë tuaja në të kuptuarit e një sërë materialesh dëgjimore duke përfshirë këtu lajme, fjalime, histori dhe anekdoda si dhe lajmërime të ndryshme publike.
Speaking (Të Folurit): 14 minuta
Testi i të folurit do të zhvillohet bashkë me një tjetër kandidat, ose mund të jeni edhe 3 kandidatë së bashku. Ju do të testoheni për aftësitë tuaj në pjesëmarrjen në bashkëbisedime të ndryshme: me personin që ju teston, me kandidatët e tjerë si dhe me veten tuaj (duke folur për veten).
Provimi zhvillohet në Tiranë dhe është i ndarë në dy ditë; ditën e parë testoheni në Reading, Writing dhe Use of English, ndërsa dita e dytë i rezervohet pjesës së Listening dhe Speaking. Në total ky provim ka 200 pikë. Secila prej pjesëve ka 20% të rezultatit përfundimtar, më saktë 40 pikë. Nëse nuk vlerësoheni mirë në një prej këtyre pjesëve, nuk do të thotë se do ngelni në të gjithë provimin; ai që ka rëndësi është vlerësimi i përgjithshëm (mbledhja e të pesë pjesëve). Notat kaluese janë A, B dhe C; ndërsa D dhe E janë nota ngelëse. Për të kaluar këtë provim, duhet të arrini mbi 60% të provimit.
Urojmë që informacioni i mësipërm t’ju ketë qartësuar idetë të gjithë të interesuarve për këtë provim!