Programi Vjetor për Fëmijë 2022 – 2023

Sikur ta dinit se është një investim i vogël që përmirëson të ardhmen e fëmijëve tuaj në vend e jashtë tij, që ua shpalos cilësitë personale dhe në të ardhmen dhe ato profesionale, që i bën të pëlqyeshëm dhe të vënshëm re, që ua mbush dhe xhepat kur dinë si ta shfrytëzojnë, a do mendoheshit dy herë për ta bërë?

Është porosi prej njerëzish të ditur investimi në gjuhë e veçanërisht atë të botës mbarë, në anglisht.

Anglishtja është e edukimit, e informacionit, e mundësive të panumërta. Dhe sa më parë të nisë mësimi i saj, aq më i natyrshëm përvetësimi.

Jepini mundësinë fëmijës suaj të mësojë anglisht siç duhet; sille në Smart.

Në Smart-in tonë, nxënia dhe argëtimi ecin dorë për dore. Fëmija mëson dhe kënaqet. Ne kujdesemi që dashuria për të mësuarit t’u kultivohet natyrshëm dhe të bëhet pjesë e personalitetit të fëmijës suaj.

Ne u mësojmë anglisht dhe hedhim themelet e suksesit të tyre akademik. Nxënësit tanë tani studiojnë kudo në botë dhe kujtimet e tyre në Smart mbeten të pashlyeshme.

Po ju njohim më poshtë me Programin tonë Vjetor:

Programi Vjetor për Fëmijë dhe Adoleshentë nis në 12 shtator. Ai ofrohet për moshat 4-18 vjeç, si për anglishten e përgjithshme, ashtu edhe atë përgatitore për provimet ndërkombëtare të Cambridge English, si: PET, FCE etj.

Mësimdhënia

Me 14+ vite përvojë, mësimdhënia e gjuhëve mbetet pasioni ynë.

Ne jemi qendër regjistrimi për provimet e Univeristetit të Cambridge-it. Çdo vit në qendrën tonë regjistrohen me dhjetra fëmijë e adoleshentë për provimet: YLE, KET, PET, FCE. Ne i mësojmë fëmijët me objektiva. Vendosja e tyre bën që motivimi të jetë edhe më jetëgjatë. Gjatë punës për arritjen e tyre, fëmijët rriten gjuhësisht, por edhe përvoja e mësimit bëhet më kuptimplotë. Ne i sfidojmë fëmijët, por edhe i argëtojmë ata për t’i bërë sfidat më të dashura.

Kohëzgjatja

Programi Vjetor zgjat 38 javë mësimore dhe mësimi zhvillohet 8 orë në muaj (dy orë në javë). Përgjithësisht, kurset zhvillohen në fundjavë, të shtunë & të diel, por është e mundur të ndiqen edhe përgjatë ditëve të javës. Oraret përcaktohen në bazë të nevojave dhe mundësive të grupit.

Tarifat

Kohëzgjatja: 12 shtator – 14 qershor (38 javë)

Orari: në varësi të nivelit

Çmimi: 19.500L nga 28.500L (i gjithë programi).

Pas dt 13 shtator, pagesa e plotë e këtij programi do të jetë 22.500L.

Për çdo pyetje, paqartësi a interesim të mëtejshëm, ju lutemi t’na kontaktoni pa asnjë hezitim në: [email protected] & 069 31 40 170.