Programi Vjetor për Fëmijë 2021 – 2022

Anglishtja është gjuha e edukimit. Çdo informacion gjendet në anglisht. Duke ditur anglisht, fëmijës tuaj i hapen mundësi të panumërta për të përparuar në çdo fushë.

Sipas studimeve, sa më herët të fillojë mësimi i anglishtes, aq më i fortë bëhet përvetësimi i saj.

Jepini mundësinë fëmijës suaj të mësojë anglisht siç duhet; sille në Smart.

Në familjen tonë Smart, nxënia dhe argëtimi ecin dorë për dore. Fëmija mëson dhe kënaqet. Ne kujdesemi që dashuria për të mësuarit t’u kultivohet natyrshëm dhe të bëhet pjesë e personalitetit të fëmijës suaj.

Ne ju mësojmë anglisht dhe hedhim themelet e suksesit të tyre akademik. Nxënësit tanë tani studiojnë kudo në botë dhe kujtimet e tyre në Smart mbeten të pashlyeshme.

Po ju njohim më poshtë me Programin tonë Vjetor:

Programi Vjetor për Fëmijë dhe Adoleshentë nis në 13 shtator. Ai ofrohet për moshat 4-18 vjeç, si për anglishten e përgjithshme, ashtu edhe atë përgatitore për provimet ndërkombëtare të Cambridge English, si: PET, FCE etj.

Mësimdhënia

Me 13 vite përvojë, mësimdhënia e gjuhëve mbetet pasioni ynë.

Ne jemi qendër regjistrimi për provimet e Univeristetit të Cambridge-it. Çdo vit në qendrën tonë regjistrohen me dhjetra fëmijë e adoleshentë për provimet: YLE, KET, PET, FCE. Ne i mësojmë fëmijët me objektiva. Vendosja e tyre bën që motivimi të jetë edhe më jetëgjatë. Gjatë punës për arritjen e tyre, fëmijët rriten gjuhësisht, por edhe përvoja e mësimit bëhet më kuptimplotë. Ne i sfidojmë fëmijët, por edhe i argëtojmë ata për t’i bërë sfidat më të dashura.

Kohëzgjatja

Programi Vjetor zgjat 76 orë mësimore dhe mësimi zhvillohet 8 orë në muaj (dy orë në javë). Përgjithësisht, kurset zhvillohen në fundjavë, të shtunë & të diel, por është e mundur të ndiqen edhe përgjatë ditëve të javës. Oraret përcaktohen në bazë të nevojave dhe mundësive të grupit.

Tarifat

Kohëzgjatja: 13 shtator – 12 qershor (76 orë mësimore)

Orari: në varësi të nivelit

Çmimi: 18.000L (i gjithë programi).

Pas dt 12 shtator, pagesa e plotë e këtij programi do të jetë 19.500L.

Për çdo pyetje, paqartësi a interesim të mëtejshëm, ju lutemi t’na kontaktoni pa asnjë hezitim në: [email protected] & 069 31 40 170.