EIPASS Junior – Super Sukses në Vlorë

Gjatë dy aktiviteteve që Smart Center organizoi dhe sponsorizoi për adoleshentët dhe fëmijët e qendrës, u bë edhe një premtim për një surprizë të madhe vetëm për ta. Për të mbajtur këtë premtim, u mblodhëm dje në ambjentet e Hotel Partner, në Vlorë, në Sesioninin e Informimit ‘EIPASS Junior’. EIPASS Junior 1 EIPASS Junior vjen në dy versione, i pari për grupmoshat 9-13 vjeç dhe i dyti për ato 13-15 vjeç. Kultura në përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit nis më mirë kur nis për së vogli. Synimi i këtij sesionin ishte informimi i prindërve dhe fëmijëve mbi këtë mundësi certifikimi ndërkombëtar, si dhe prezantimi i ofertës vetëm për studentët e Smart Center. EIPASS Junior 2a

Pasi u njohëm nga afër me 14 certifikimet që EIPASS ofron në Vlorë, si EIPASS 7 Modulet, EIPASS Basic, EIPASS Shëndetësia Dixhitale, EIPASS Administrata Publike, EIPASS Teacher etj, sesioni u fokusua mbi përparësitë e të zgjedhurit të një certifikimi informatike për fëmijë ose adoleshentë. EIPASS Junior i jep studentëve pavarësi të plotë, pasi në momentin e reEIPASS Junior 3gjistrimit, çdo student i regjistruar për EIPASS Junior pajiset me kartën e tij personale e cila i mundëson hyrjen në platformë, ku mund të gjejë edhe sallën e tij didaktike, që përmban ndër të tjera librat e studimit & dhe ushtrime për secilin modul. EIPAS Junior 6Banka e ushtrimeve është shumë e gjerë, andaj studentët do të kenë mundësinë të ushtrohen pa limit, duke i rritur kështu shanset për një rezultat të shkëlqyer.
E ftuar në këtë sesion, përfaqësuesja e certifikimeve ndërkombëtare EIPASS, znj. Anila Busho, ndau me ne më tepër të dhëna rreth autenticitetit të certifikatës dhe mënyrës se si ta verifikojmë atë online. EIPASS Junior 7Gjatë sesionit u përqëndruam edhe në një demostrim praktik të përdorimit të platformës DIDASKO në pozicionin e një kandidati EIPASS. Aty pamë edhe se si mund të merren mësimet në mënyrë elektronike dhe se si mund të kryejmë testime përgatitore për provimet përfundimtare online.
Nga entuziazmi i ne folëseve në sesion, koha e mbylljes u tejkalua me mbi 30 minuta, por në fund e kuptuam që prindërit nuk ishin lodhur, pasi pjesa më e madhe e tyre i regjistruan fëmijët, nga një e nga dy, në EIPASS Junior. EIPASS Junior 8Tani jemi gati për të përgatitur të ardhmen që duam!

Detajet e Eventit

  • EIPASS Junior – Super Sukses në Vlorë