Smart Center në Apolloni

Xhada ka qenë 6 vjeçe kur ka ardhur në Smart. Kur detyrat nuk i bënte dot mirë, qante. Tani Xhada është është 13 vjeçe dhe është asistente e mësuese Prishilës në disa prej mësimeve të saj me grupet e fëmijëve. Xhada-t janë rritur në Smart, rritur me Smart, formësuar me Smart. Për të gjitha Xhada-t dhe shokët e tyre, Smart Center sponsorizoi me shumë dashuri udhëtimin e adoleshentëve (13-16 vjeçarë) për në Parkun Arkeologjik Apollonia, edhe për t’i falenderuar. 10514704_894502500564519_26681855485223147_n
Pothuajse të gjithë fëmijët i përkisnin grupeve të fudjavës në Smart Center I dhe aty edhe u nisëm në 7.30. Gjatë rrugës mësuese Anna mbante kampjon 🙂 me gjëegjëzat dhe lojërat e saj; e mësuam mirë e bukur se çfarë kishte në sepeten e gjyshes. 11272083_1041265895885788_872142169_n Teacher Moni drejtonte pjesën e këngëve dhe ne i mësuam të gjitha këngët me të cilën vë Seilën e saj të bukur në gjumë. Me të mbërritur në Apolloni, stafeta i takoi mësuese Amit, e cila na argëtoi pa masë ne mësueseve,  e lëre më adoleshentët tanë.11262959_1007786285913047_1439906406_n
Smart Center në Parkun Arkeologjik ApoloniaPasi u karikuam me energjinë e duhur, studentët u ndanë në dy grupe dhe, me radhë, njëri vizitonte muzeun, teksa tjetri eksploronte parkun. 11356212_1007784832579859_1291167830_nMe ndihmën dhe dashamirësinë e personit përgjegjës që na udhëhiqte në muze, i gjithë komunikimi dhe guida brenda këtij ambjenti u bë në anglisht. 11329663_1007785805913095_442221043_nStudentët ishin kurjozë, e më kurjozi ndër ta qëndronte Erlisi ynë i dashur shumë. Në muze
I gjithë ky udhëtim kishte një qëllim. Smart Center është përpjekur shumë që të gjithë Xhada-t t’i rrisë gjuhësisht, intelektualisht, moralisht dhe shpirtërisht. Qendra kishte planifikuar një aktivitet që zgjati rreth një orë, ku adoleshentët tanë shprehen se do të jenë brezi i ardhshëm i ndershëm i këtij vendi; qytetarët tolerantë, të edukuar, ambiciozë e mendjehapur të qytetit tonë, krenaria jonë. Shaping Our Future
11348795_889573311083865_1524378435_nPas drekës së ngrohtë ku të gjithë ndanin me njëri-tjetrin, vijuan sërish aktivitetet. Disa grupe të vegjël, fansa të Elhaidës, ia përkushtuan pasdrekën posterave për të. Dashtë Zoti, gjithë mundi dhe mbështetja jonë e zjarrtë për atë që po na bën sot krenare, nuk shkon kot. Elhaida Dani në Smart Center :)
Pjesa tjetër, bashkë me teacher Anën, mësuan dhe konkuruan me tongue twisters. Unë, mësuese Eri, bashkë me Valen, studentet besnike të pothuajse çdo kursi në Smart, i mësuam një tjetër grupi këngën Heal The World, të Michael Jackson. Healing The World
Pasi  zgjodhëm posterat më të bukur, teacher Moni bëri mbylljen me lojëra me të qeshura të zhurmshme me litar. 11267494_889573774417152_2029604441_n
Dhe kështu, me gëzim studentësh e krenari mësuesesh u mbyll një e shtunë, jo si të tjerat. U mbyll, për t’u ripërsëritur më fortë, një ditë frymëzuese, me Xhada, Doelëra, Erëra e krenarirëra!  Faleminderime të sinqerta për të gjitha mësueset e Smart-it që bënë të mundur që çdo orë të ishte e mrekullueshme!

Detajet e Eventit

  • Smart Center në Apolloni