Home
Hooray-Hooray, It's Smart Kids' Day

Hooray-Hooray, It's Smart Kids' Day

Në Smart, aty ku mësohet anglishtja, ndërtohen kujtime. Prapë kujtime me ngjyra, me lojëra, edhe me të qeshura të zhurmshme prapë. Në Smart, aty ku mësohet anglishtja, ka një det me dashuri; një pafundësi mendjesh të vogla që na japin mësime. Në Smart, aty ku mësohet anglishtja, rriten njerëz çdo ditë. Aty rriten edhe mësuese. Aty mendjet e vogla na tregojnë se si duke këmbëngulur, ne mund të krijojmë kujtimet më të ëmbla në vetëm një javë kohë përgatititje.
Smart Teacher AmiPas fundjavës së adoleshentëve në Apolloni, do të ishte patjetër e diela e më të vegjëlve. Ishin 66 fëmijë edhe një park, edhe një Smart. Dy Smart-e më saktë. Sërish nën udhëheqjen e mësuese Amit, u çel një mëngjes i zhurmshëm, nën vështrimet kureshtare të shumë prindërve e gjyshërve, te parku përbri Smart Center II. IMG_6087Sërish lojërat e teacher Monit dhe teacher Anës i japin kripën e duhur pjesës së parë të aktiviteteve, IMG_6162duke i etur studentët për më tej. Por pak pushim. Pak prova. IMG_6205
Një spektakël i vogël na pret.
Në pritje të kameramanit nuk i lamë minutat të na shkonin. IMG_6297Sara, nxënësja e teacher Amit, në Smart I, i këndoi thëllëzave siç dinte vetë. Kjo ishte vetëm nxehja …
IMG_6358Levender’s Blue Dilly Dilly, Levender’s Green … Ishte mjaftueshëm e ëmbël për të nisur një program jo pak të ngjeshur me aktivitete. IMG_6352Hatixhja & Ina ishin më tepër se të talentuara për të qenë drejtueset e këtij programi. Ç’të themi pastaj për Manushen, Nazarelën, Desarën, Pamelën, Erikun, Jonin & Aleksin?! Ç’të themi për punën e palodhshme, për përkthimin që i bënë Martës & Xhuxhit Tremolino?IMG_6386 Për sygjerimet dhe këmbënglujen e tyre për ta çuar deri në fund, pavarësisht presionit të kohës për ta përgatitur?!IMG_6391
Ne i rrisim fëmijët me vlera. Në përpiqemi t’ju ndërtojmë vlerën më të vyer, ndershmërinë. Ne i rrisim fëmijët të jenë më të mirët që munden, me ambicje dhe objektiva. IMG_6396Na solli mësuese Prishila 4 biznesmenë. Të ndershëm?! …
Mësuese Moni, me grupin e saj, fillestar fare, ishin pjesë e një quiz-i.IMG_6450 Të vegjëlit, e kanë kuptuar se një ditë, jo shumë vonë prej të sotmes, do të jenë anglishtfolës po aq të mirë sa të gjithë Smart-istët.IMG_6454
Alesja, që studjon me Spark I, ftoi në studion e saj Idën, shoqen e grupit, një ndër kuzhunieret më të mira në Shqipëri. IMG_6463Ida, për të na hapur oreksin, ndau me ne recetën e Ferrero Rocher. Kushedi ç’frymëzim mori teacher Moni … Të shohim. 🙂
Tre fëmijët e shtrenjtë të teacher Sarës: Redi, Massimo & Alesia kishin tre ëndrra. Tre fjalime. Që të tre të shkruar vetë, vetëm në një orë në Smart Center II. IMG_6481Ëndërruan një  Shqipëri zemërgjerë, ku të gjithë ndajnë me të gjithë. Ëndërruan një Shqipëri në harmoni. Një Shqipëri të paqtë. Ëndërruan një Shqipëri të pastër, pa ndotje. Tre ëndrra që ata kanë në dorë t’i bëjnë realitet. Tre ëndrra, dhe të tjera të pashhprehura, do t’i bëjnë realitet fëmijët e Smart-it. Fëmijët e Shqipërisë.
IMG_6489Tre Derrkucat & Ujku i Keq erdhi në skenë nga fëmijët e teacher Prishilës, Andi, Era, Alda & Gerta. Interpretim vërtetë i admirueshëm!
IMG_6484Pastaj grimcat humoristike të Albanit & Vasilit, justikimet e Orgesit për të mos shkuar në shkollë, mami Egi që për pak e beson, dhe një teacher Ana me fëmijë që performojnë shkëlqyer.IMG_6502 Katër këngët energjike të fëmijëve të mësuese Amit. IMG_6527IMG_6509Intervista e ‘Erjominës’, shkenctares së suksesshme në Itali. IMG_6533Megi, gazetare e talentuar, por që nuk i përmban dot të qeshurat që i sjell Nefeli. Dhe, Gjithçka Ndodh Për Një Arsye, poezia kuptimplotë nga Smart I sërish.
We are alive, ’cause you are our light … Sara e nisi dhe me Elhaidën ajo e mbylli, por vetëm këtë program. IMG_6610Surpriza nr. 1: Smart-i ju dhuroi një xhiro me makina të gjithë fëmijëve. IMG_6654Surpriza nr. 2. Smart-i ka një plan fantastik, ambicjoz, nga ata që të bëjnë krenarë. Smart-i dhe EIPASS Junior … Na prisni së shpejti!
Ah! Teacher Moni u frymëzua.IMG_6566 Bashkë me teacher Anën me mbi 70 krepa përcollën fëmijët ëmbëlsisht, duke kërcënuar se, nëse një ditë ne do të mërzitemi me to, gati e kanë punën në restorant …IMG_6568 Në zemrën tonë ka një det me dashuri dhe një det me jetë në Smart është.11304220_1012559958769013_160936014_n

Leave a Comment

*

*