TOEFL iBT – Provimi
Për të gjithë ju që thjesht keni dëgjuar emrin e TOEFL-it, por që nuk e njihni si provim, më poshtë do të gjeni një përshkrim të asaj çfarë ndodh ditën e provimit. Në përgjithësi, provimi i TOEFL-it zhvillohet në fundjavë ose ditën e premte. Rekomandohet që të shkohet rreth 30 minuta më parë dhe një këshillë personale: hani e pini para se të shkoni në provim; do të qëndroni brenda për rreth katër orë.
Para Provimit
Sikurse e përmendëm më sipër, rekomandohet të shkohet rreth 30 minuta, ose të paktën 15 minuta më përpara orarit në të cilin jeni rregjistruar. Qendra e testimit do i sistemojë të gjithë studentët në një klasë për t’ju shpjeguar rregullat e provimit, sidomos në lidhje me kopjimin dhe më pas do të kërkoj të dhënat tuaja (emër, mbiemër) si dhe të dhënat e rregjistrimit: username & password, të cilat i keni mësuar në momentin që jeni rregjistruar. Pas kësaj, do ju jepet një formular për t’u plotësuar. Mos shkruani para se t’ju kërkohet kjo gjë.
Pastaj një nga një do të thirreni për bërjen e fotos identifikuese, që në disa raste bëhet në një prej zyrave të qendrës nëpërmejt një webcamer-e. Si përfundim, do të drejtoheni në laboratorin ku zhvillohet testimi, i cili nis fiks në orar, ose 10 minuta me vonesë.

Në provim
Në sallë nuk keni asgjë tjetër përveç kompjuterit e pajisjeve të tij, një lapsi dhe disa fletëve formati. Asgjë tjetër nuk lejohet me vete. Pasi uleni në kompjuterin tuaj, gjëja e parë është kontrollimi i kufjeve dhe mikrofoni; asistentja do ju ndihmojë për këtë. Pjesa e parë e provimit është Të Lexuarit (Reading) e cila në shumë prej rasteve përbëhet nga 3 tekste me rreth 700 fjalë secili dhe zgjat 60 minuta. Mos e humbisni durimin, edhe pse nga fundi mund të bëhet pak e lodhshme. Më pas vijon Të Dëgjuarit (Listening), pjesë e cila sikurse Të Lexuarit zgjat, në më të shumtën e rasteve, 60 minuta. Listening përbëhet nga 3 seksione, secili prej tyre përmban 3 pjesë. Shkalla e vështirësisë nga pjesa në pjesë është në rritje. Por mos u frigoni, është më shplodhës dhe më pak i mërzitshëm se Të Lexuarit. Gjithashtu, cilësia e dëgjimit është shumë e lartë dhe kufjet mëse të mëdhaja, duke mundësuar kështu përqëndrim të plotë në provim.
Fine Primo Tempo
10 minuta pushim
Pjesa e Dytë
Fund