Gjuha në kontekst
Mësimet tona planifikohen sipas qëllimeve e objektivave që synojmë të arrijmë me nxënësit. Fjalori, gramatika dhe gjuha në përgjithësi ju mësohet fëmijëve në kontekst. Për shembull, kur ju mësojmë fëmijëve ushqimet në anglisht, e bëjmë këtë në kontekstin e vakteve, si mëngjesi, dreka e darka dhe jo si një listë fjalësh të reja për t’u mësuar përmendësh.
Një arsenal materialesh
Kur ju mësojmë anglisht fëmijëve është e nevojshme të kemi një sërë materialesh që do jenë të përshtatshme për lojëra e aktivitete të ndryshme. Disa prej tyre që përpiqemi të mos i ndajmë janë:
Ju përqasemi inteligjencave të shumëfishta
Të vegjëlit në përpjekje për të mësuar një gjuhë të huaj kanë pika të forta dhe të dobëta dhe mënyra më e mirë për të shfrytëzuar pikat e tyre të forta e për t’i bërë të mësojnë në mënyrë efektive është duke ju qasur sipas stileve të të nxënit apo inteligjencave të shumëfishta, pjesë e të cilave janë: inteligjenca gjuhësore, inteligjenca kinestetike, apo ajo muzikore.
Ja disa shembuj:
Nuk i lëmë të mërziten
Nëse fëmijët mërziten, nuk të kushtojnë vëmendje dhe doemos nuk mësojnë. Nuk është se do bëjmë kllounin gjatë gjithë kohës; ata janë në klasë për të mësuar, në fund të fundit. Ama, ne bëjmë më të mirën që i mësuari të jetë argëtues dhe angazhues. Ja disa shembuj se si përpiqemi ta realizojmë këtë:
a) Teksa kanë qëndruar ulur të përqëndruar në një detyre për pak kohë, ne ngrihemi për të lozur lojëra më aktive. Ne përpiqemi që për çdo orë të mos i lëmë ulur gjatë gjithë kohëzgjatjes së mësimit.
b) Përdorim realia (mjete dhe objekte reale). Pavarësisht se me sa ngjyra janë tekstet apo flashcards-et, fëmijët edhe lodhen duke mësuar vetëm në këtë mënyrë.
c) I nxjerrim nga ambjenti i klasës. Shpeshherë, për të ndryshuar edhe mjedisin, ne zgjedim të mësojmë te parku pranë Smart-it. Jemi të gjithë plot freksi kur shkojmë aty.
Kombinojmë aktivitetet
Orët e anglishtes mund të përfshijnë këndim, hedhje puputhi :), sikurse të shkruar, lexim, të folur. Që mësimi të jetë sa më cilësor, më e mira është t’i përzjejmë e kombinojmë strategjitë e ndryshme të mësimdhënies. Mund ta nisim me një këngë për të nxitur entuziazmin e tyre, pastaj vijojmë me një ushtrim të lexuari. Rregulli kryesor është kalimi nga një detyre pak e qetë, në një më aktive që na vë në lëvizje e na rikthen sërish në bankë të vëmendshëm.
I mbajmë të motivuar
Smartistët, ose siç iu thotë Teacher Prishila, Smartianët, e nisin rrugëtimin si fëmijë në Smart dhe gjatë procesit të nxënies së gjuhës, arrijnë edhe adoleshencën këtu. Doemos, me kalimin e kohës disa aktivitete nuk iu shijojnë më si më parë. Iu ndryshojnë shijet muzikore, librat që lexojnë, sportet e vipat që pëlqejnë. Ndaj, të bërit e një interviste me Mesin a ndonjë shokun e tij, mund të ishte më interesante se sa të listuarit e disa pyetjeve në Present apo Past Simple.
Ne përpiqemi gjithmonë që mësimet tona të vijnë të freskëta e të dashura. Shpresojmë t’ja arrijmë për çdo orë, edhe pse nuk jemi të përsosur. Ama, bëjmë më të mirën tonë që të mësuarit të mos jetë si një punë ‘e detyruar’ për ta, por më shumë si një përvojë pozitive të mësuari, e tillë që do të mbahet mend për vite me radhë. Rrokemi që ata ta shijojnë të mësuarin e ne po ashtu mësimdhënien.