Studime në Gjermani – Sa mirë duhet ta di gjermanishten?

Postimin origjinal mund ta gjeni këtu.
A duhet ta zotëroj gjermanishten nëse dëshiroj të studioj në Gjermani?
Nëse dëshironi të kryeni studime universitare: Po. Nëse doni të kryeni studime pasuniversitare, “master” ose doktoraturë: Jo gjithmonë. Megjithatë shumë universitete ofrojnë degë studimi ndërkombëtare. Këto janë menduar posaçërisht për studentë ndërkombëtarë dhe nevojat e tyre. Shumë prej tyre janë plotësisht në anglisht dhe ofrojnë kurse gjuhe, në mënyrë që në pjesën e dytë të studimeve të mund të zhvillohen disa lëndë në gjermanisht. Kështu, njohuritë e gjuhës gjermane shpesh nuk janë kriter i domosdoshëm për studimin në Gjermani. Por njohuritë bazë do t’ju ndihmonin në jetën e përditshme në Gjermani.
Sa të përhapura janë këto degë studimi ndërkombëtare?
Veçanërisht të përhapura, ato janë në master, rreth 400 degë studimi. Përkundrazi, mundësitë për një bachelor në anglisht janë sumë të kufizuara, rreth 80. Përveç kësaj, për një bachelor kërkohet zakonisht një vit studimi në atdhe.
Sa mirë duhet ta zotëroj gjuhën gjermane?
Nëse synoni studime në gjuhën gjermane, duhet të këni parasysh: “Studienkolleg”-et (viti përgatitor) kërkojnë “njohuri të mira” por janë ata vetë që do të përcaktojnë se çfarë kuptohet me “njohuri të mira”. Për të kryer studime në një universitet ose në një institut të lartë profesional, ju keni nevojë për njohuri të shkëlqyeshme. Duhet ta provoni duke bërë një provim që quhet “DSH” (Deutsche Sprachprüfung für den Hochschulzugang provimi i gjuhës gjermane për pranimim në shkollat e larta). “Studienkolleg”-et do t’ju përgatisin për këtë provim, i cili mund të quhet një provim i vështirë.
Ku mund ta jap DSH-në? (Provim i gjuhës gjermane për pranimin në shkollë të lartë)
DSH-ja jepet në universitetet gjermane. Kush nuk kalon, mund ta riprovojë vetëm një herë. Krahas DSH-së, mund të jepen provimet Test DaF dhe ZOP (Provimi qëndror i nivelit të avancuar) jashtë shtetit. Që prej vitit 2007, në Gjermani aplikohet edhe një provim tjetër i përgjithshëm në lidhje me aftësinë për të studiuar, TestAS.
A ka alternativë për provime gjuhe të vlefshme këtu në Shqipëri?
Për fat të keq jo shumë:

  • Qendra e Gjermanishtes në Tiranë organizon provimin ZOP. Më shumë informacion mund të merrni në Qendrën e Gjermanishtes: Rruga “Skenderbej”, Nr. 1 “Goethe-Zentrum Tirana” ofron gjithashtu provimin TestDaF. Për informacione, klikoni www.testdaf.de
  • Edhe në disa shkolla në Shqipëri, ofrohet diploma e gjuhës gjermane.
  • Kujdes: Shkollat që ju garantojnë se mund të studioni në Gjermani vetëm me deftesën e tyre të pjekurisë, ju mashtrojnë!

Ku mund ta mësoj mirë gjuhën gjermane në Tiranë?
Ne rekomandojmë Qendrën e Gjermanishtes Goethe në rrugën e Ambasadave “Skenderbej”, Nr. 1. Atje mund të merrni mësime nga një staf shumë i kualifikuar dhe pagesa nuk është e lartë. Provimet në Qendrën e Gjermanishtes përputhen me standartet e Institutit Goethe që është i njohur në të gjithë botën. Natyrisht që në Shqipëri ka edhe shumë shkolla private, por nuk mund t’ju themi asgjë për cilësinë e tyre. Një alternativë për nxënësit e shkollave do të ishte mësimi intensiv i gjuhës gjermane ose mësimi dygjuhësh në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë.

Atëherë, nëse dëshiroj të studioj në Gjermani, më mirë të filloj të mësoj gjermanishten që sot?
Ashtu është!