Paketa Verore Inetsive – Ç'të prisni prej saj?

Siç ju kemi njoftuar dhe më parë, më datë  3 Qershor Smart Center çeli rregjistrimet për kursin veror intensiv dhe ju propozoi paketën e mëposhtme:

  • 1 nivel 10 javë
  • 55 orë gjithsej
  • 9500 lekë/niveli

Nga ky kurs prisni:

Më tepër ekspozim me anglishten

Dihet që sa më tepër të përballeni me anglishten, aq më mirë dhe më shpejt do ta mësoni atë. Në këtë kurs do të keni mundësi të ndërtoni apo zhvilloni më tej aftësitë tuaja komunikuese, gjë që do të ndikoj së tepërmi në vetëbesimin tuaj në lidhje me gjuhën. Gjithçka do të zhvillohet në një atmosferë argëtuese dhe të qetë.

Kontakt më të shpeshtë me mësuesit

Duke qenë se do të jeni në klasë gati çdo ditë (pesë orë në javë) do të mund të jeni më pranë mësuesve tuaja. Ato do të jenë pranë jush për t’ju korrigjuar gabimet apo për t’ju orientuar në drejtimin e duhur. Mësueset e Smart Center do të udhëheqin ecurinë tuaj në çdo hap të kursit.

Fokusim intensiv në çdo aftësi

Duke qenë se do të jeni më shpesh gjatë javës, fokusimi juaj mbi katër aftësitë gjuhësore do të jetë edhe më i tepërt. Të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit do të kenë vëmendje maksimale. Bashkë me to do të punohet shumë edhe mbi shqiptimin, gramatikën dhe zhvillimin e fjalorit në mënyrë që të jeni në gjendje të arrini një komunikim sa më efektiv.

Përqëndrim dhe njëkohësisht Argëtim

konferencën e vitit të shkuar një temë tepër e rëndësishme ishte motivimi i studentëve. Ne besojmë se kur studentët janë të gëzuar dhe e shijojnë orën e mësimit ata mund të mësojnë shumë më mirë dhe të mbajnë mend shumë më gjatë. Për këtë arsye tre qendrat Smart Center janë vende ku mësohet shumë dhe gjuha vjen tek ju natyrshëm, bashkë edhe me shakatë dhe argëtimin. Aftësitë dhe motivimi juaj do të përmirësohen dukshëm në një klasë me buzëqeshje. 🙂