Konferenca e Parë

Ditën e 15 të këtij maji askush nga ne që e nisëm nuk do e kishim menduar se do të përjetonim emocione të tilla. Konferenca e parë e Smart Center ishte një sukses i padiskutuar. Me tre folës/ trajnues profesionistë amerikanë dhe 2 vullnetarë të tjerë të Peace Corps si të ftuar, konferenca nuk do kishte qenë më aktive dhe e dobishme. 

Si të motivojmë studentët?

Shpeshherë në diskutimet tona, ne mësueset e qendrës kishim evidentuar si problem kryesor në mbarvajtjen e proçesit të nxënies, motivimin. Çfarë strategjish dhe teknikash mund të përdornim për t’i bërë studentët të vijnë me dëshirë në kurs? Pyetje të tilla kanë qarkulluar shpesh midis nesh dhe seksioni i Lauren ‘Student Motivation’ na ndihmoi dukshëm të ishim më ideplota në orët mësimore që do të vijonin. 

Diana, 27 vjeçarja me mendje të madhe

Problem, të cilin me siguri e hasin shumica e mësuesve të gjuhëve të huaja është edhe pjesëmarrja e nxënësve në klasë. Ndonjëherë mësuesit harrojnë që ata të cilët duhet ta praktikojnë gjuhën janë nxënësit dhe jo mësuesit, të cilët jo rrallëherë marrin edhe kohën e nxënësve. Diana, si mësuese dhe trajnuese me përvojë të gjerë, ia doli mbanë të trajnonte stafin tonë duke e minimizuar kohën e saj të të folurit e duke na treguar me vepra teknika për maksimizimin e pjesmarrjes së studenëtve në klasë. 

Dreka

Ndoshta qesharake të flasësh për drekën, por për të treguar që stafi ynë është unik dhe i bashkuar edhe mund të flasim për të pa na marrë uria. Idetë u shkëmbyen edhe më tej gjatë orës së mbetur të drekës. 

Kip-i

Vullnetari i tretë i Peace Corps kishte si objektiv përmirësimin e punës në grup. Aktivitetet e shumta të organizuara prej tij treguan se… pavarësisht punës së tij, ne mësueset e Smart-it kemi qejf të jemi të gjitha të parat. 🙂 

Çertifikimi

Momenti më  emocionues ishte çertifikata surprizë që Diana, mësuesja jonë vullnetare dhe njëkohësisht ajo që ndihmoi dhe mundësoi këtë konferencë, kishte përgatitur për Smart-in, The School of Excellence Award. Emocionet mund imagjinohen!
Shumë ju falenderojmë të gjithëve, Diana, Lauren, Kip si dhe dy vullnetarët e ardhëm të Peace Corps. Mësueseve tona mëndjendritura ju themi se jeni krenaria e Smart-it!

Detajet e Eventit

  • Konferenca e Parë