Ditën e djeshme në Smart Center II u organizua edhe sesioni i dytë i informimit mbi Pasaportën Europiane të Informatikës për fëmijë dhe adoleshtë, EIPASS Junior. Kur menduam të kishim edhe një certifikim ndërkombëtar të shkathtësive kompjuterike të fëmijëve, nuk na shkonte kurrë mendja të kishte ecurinë dhe suksesin që ka sot. Në më pak se dhjetë ditë EIPASS Junior shënon dy sesione informimi dhe 30 fëmijë të regjistruar.
Fëmijët dhe prindërit e ftuar në Smart Center II mundën të mësojmë më tepër rreth përparësive të të zgjedhurit të këtij certifikimi dhe veçanërisht, të zgjedhurit të tij në kohë ofertash. Në sesion fëmijët prekën nga afër të ushtruarin online dhe arritën edhe t’ju përgjigjen saktë një pjesë pyetjesh.
Platforma online në të cilën studentët mund të gjejnë librin elektronik, ushtrimet online, trajnuesin personal dhe sistemin e vlerësimit të intrigon aq shumë, saqë edhe ne të rriturit e morëm seriozisht zgjidhjen e përgjigjeve të sakta në quiz-et e provimit.
Për të gjithë studentët dhe ish-studentët e Smart Center EIPASS Junior vjen me një ofertë të jashtëzakonshme. Prindër, mos e humbisni këtë mundësi të papërsëritshme për fëmijët tuaj!
Na kontaktoni pranë qendrave tona, email-it ose numrit të tetelefonit!
Sepse të ardhmen që duam do ta ndërtojmë SOT!