Prej muajit janar, 36 mësues të dy shkollave profesionale të qytetit kanë qenë pjesë e një trajnimi mbi anglishten profesionale, ofruar nga Smart Center dhe financuar nga Swisscontact.
Mësuesit-studentë, pjesë e projektit Skills for Jobs, do të përfshiheshin në një program intensiv gjuhësor, ku 80% e tij do të ishte rritje e nivelit në të katërta aftësitë gjuhësore, si të kuptuarit gjatë leximit, të shkruarit e strukturuar dhe me përmbajtjen e duhur për një komunikim të qartë dhe profesional në letra, email-e apo edhe strukturimin e eseve dhe shkrimeve akademike profesionale, të komunikuarit dhe zhvillimi i aftësisë së të dëgjuarit.
Ne ndërtuam plane mësimore të personalizuara; u hartua një kurrikulum specifik, i përshtatur për profesionin e çdo mësuesi, në mënyrë që t’i vijë sa më shumë në ndihmë përgjatë përditshmërisë në punë. Në varësi të fushës që secili prej mësuesve mbulon në mësimdhenie në shkollën ku ai ushtron profesionin, planifikuam:
Secila prej temave, prej orëve të rritjes dhe përmirësimit të aftësive gjuhësore apo atyre profesionale vjen e trajtuar me kujdes, në përshtatje me nivelin gjuhësor dhe nevojat e mësuesve-studentë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme të elementëve të gjuhës në çdo rast. Vënia e menjëhershme në praktikë e çdo koncepti gjuhësor për ta bërë atë lehtësisht të kuptueshëm dhe efektiv, vetëm se rriste motivimin e mësuesve dhe e bënte ndjesinë e arritjes shumë të prekshme. Trajtimi i materialeve dëgjimore dhe audiovizive, në përshtatje me temën, duke ofruar mundësi për diskutim dhe nxitje të trajtimit në këndvështrime personale dhe shprehjes së opinioneve individuale i ka dhënë dhënë entuziazëm dhe freski mësimeve.
Nuk mungojnë momentet gazmore dhe argëtuese, të kënduarit e teksteve të këngëve sipas preferencave dhe të sjella kryesisht nga indicje të tematikës së ditës, duke gëzuar së bashku një përvojë profesionale të këndshme dhe efektive në qëllimin e vet.