Shumë thjeshtë, në Angli, Mbretëresha Katerinë, të cilës i pëlqente të pinte çajin e ngrohtë, kur martohet me Mbretin Çarls i Dytë e sjell këtë prej Spanjës ne 1661. Nis edhe ta ofrojë atë për vizitorët e vet, në një filxhan porcelani me shumë elegancë. Do të quhej ndoshta momenti i parë i një tradite kaq të folur…
Një moment tjetër do të ishte kur Dukesha e Bedford, Anna, do të kërkonte të konsumonte një vakt të vogël për të shmangur pritjen e gjatë midis drekës e vaktit të darkës. Një filxhan çaji me kek dhe gjalpë ishte diçka me shije, por ndihej e vetme, andaj filloi të ftonte mikesha për të ndarë këtë vakt të pasdites, duke e kthyer ketë tekë të Dukeshës në një ceremoni me një ritual të kujdesshëm në çdo detaj.
Për të njohur më mirë dhe prekur nga afër çdo element të kësaj tradite, si dhe për një mbrëmje shoqërore ku mund të ndajmë me shumë kënaqësi mënyra të mira të mirësjelljes në një tavolinë çaji, mbrëmjeje apo çfarëdo feste apo takimi miqsh, organizuam me disa prej studentëve tanë në Smart një Tea Party.
Veç vëmendjes ndaj një sjelljeje elegante dhe të këndshme të cilën mund ta ruajmë dhe praktikojmë çdo ditë, me shumë kujdes kemi përgatitur edhe ushqimin, të cilin e kemi arritur ta sjellim shijehollë dhe origjinal si prej familjesh me status shoqëror.
Scones të shërbyera me clotted cream dhe reçel sipas recetave vendase dhe të përgatitura prej mësueseve të kujdesshme dhe studentëve të talentuar.
Do të kemi kubat e sheqerit dhe finger sandwiches sipas mënyrës britanike gjithashtu, të shoqëruara me ëmbelsira të shijshme prej duarartëve që kishin dëshirë te shtonin diçka prej vetes.
Humorin e sjellim përherë dhe s’do të mungonte gjithsesi.
Një mbrëmje e frytshme do të quhej së miri. Një Tea Party është një traditë e këndshme dhe me të mira kulturore e shoqërore, veç atyre argëtuese.