Struktura e Provimit të Cambridge-it, KET

KET është provimi i parë, për nga shkalla e vështirësisë, për studentë të rritur. Është më pak sfiduesi nga katër testet e tjerë: PET, FCE, CAE dhe CPE. Key English Test, KET, ndahet në tre seksione ku testohen njohuritë bazë të gjuhës angleze në të katër aftësitë: Të Lexuarit & Të Shkruarit, Të Dëgjuarit dhe të Folurit. Të katërta këto aftësi kanë peshë të barabartë në rezultatin e provimit, 25% secila. Shihni tabelën për më tepër detaje:

Seksionet Përmbajtja Vlerësimi Qëllimi
Reading and Writing
(Të Lexuarit & Të Shkruarit)
(70 minuta)
9 pjesë/
56 pyetje
50% Tregon se ju mund të kuptoni informacione të shkurtra dhe të thjeshta si tabela, shenja, broshura, revista e gazeta.
Listening
(Të Dëgjuarit)
(30 minuta, duke përfshirë edhe kohën e transferimit të përgjigjeve)
5 pjesë/
25 pyetje
25% Pritet që të jeni në gjendje të kuptoni njoftime dhe të tjera materiale të folura kur njerëzit janë duke folur me një ritëm të ngadaltë.
Speaking
(Të Folurit)
(8–10 minuta për çdo dy kandidatë)
2 pjesë 25% Tregon se ju mund të merrni pjesë në një bisedë duke bërë pyetje të thjeshta e duke ju përgjigjur atyre. Testi i të folurit zakonisht zhvillohet me një ose dy kandidatë të tjerë dhe me dy ekzaminues. Ky format e bën rezultatin tuaj më real dhe më të besueshëm.

KET - Smart Center VlorëPas 4-6 javësh studentët marrin një Raport Rezultatesh ku njihen me rezultatin e përgjithshëm të testit si dhe me pikët e arritura në secilin seksion të KET. Duke qenë se ky testim synon kryesisht nivelin A2, kandidatët e suksesshëm pajisen edhe me një certifikatë ku specifikohet edhe vlerësimi:
Pass with distinction (B1),
Pass with Merit (A2),
Pass (A2).
Kandidatët që arrijnë rezultate kaluese minimale do të pajisen gjithashtu me një certifikatë ku specifikohet vetëm niveli: Level A1.
Kandidatët që nuk arrijnë ta kalojnë kufirin minimal të pikëve nuk marrin një përcaktim niveli CEFR, duke u konsideruar kështu të ngelur.
Të gjitha certifikatat e provimeve të Universitetit të Cambridge-it janë të përjetshme.