Smart-i im, suksesi im!
Është Edra Xhaxho, studentja e verës së shkuar, studentja jonë online gjithashtu, krenari e Smart-it, mike e jona. Dashuri e madhe! Edra ndan më poshtë përvojën e saj me ju.
Çdo ditë mësimi vinte dhe ikte kaq shpejt, sa gjithmonë mendoje se nuk ishte asnjëherë mjaftueshëm. Çdo orë mësimi mbushej kaq shumë me ide dhe mendime të reja, sa gjithmonë kuptoje se kishe akoma kaq shumë për të zbuluar.
Çdo orë mësimi sillte kaq shumë emocion, sa gjithmonë zbuloje se tek ty kishte përherë e më shumë vend gëzimi. Nuk vonoi shumë që Smarti të bëhej një pjesë e pandashme e dëshirave të mia dhe një “normë rritëse” e vullnetit të mire për gjuhë të huaja. 🙂
Çuditërisht, çdo ditë që mbushej me ankth dhe mërzitje, merrte tjetër drejtim, nëse ishte ditë mësimi. Dhe, çuditërisht, e gjitha kthehej në një energji të bukur të anglishtëzuar me diskutime të zjarrta. 🙂 Çuditërisht, e gjithë eksperienca ime me anglishten e Smart-it, ishte frymëzimi më i bukur që mund të më jepte vera e që më bëri ta shijoj maksimalisht kohën time me gjëra të vlefshme, që nuk e humbin rëndësinë kurrë.
Tani, për mua, Smarti nuk është thjesht “Një Zgjedhje e Zgjuar”, por “Çelës drejt suksesit”, që më kishte munguar e që që fatmirësisht e arrita në kohë; “Një Zgjedhje të Zgjuar”, nga e cila nuk ndahem më.Tani, për mua, Smarti nuk është thjesht “Një Zgjedhje e Zgjuar”, por një burim lehtësimi dhe frymëzimi, që drejton shumë nga hapat e ndërmarra gjatë ditëve të mia.Smart Center, vazhdo të punosh me dashurinë dhe profesionalizmin që të karakterizon e mos e zbeh kurrë ndriçimin që i sjell ditëve të mia! Sikur vetë Zoti të të kishte ndërtuar, s’do të kishte dalë kurrë një kombinim kaq i mirëorganizuar dhe kaq vlerëlartënjerëzor përçues…
Të dua pafund, Smart-i im!