Duhet ta pranojmë se të mësuarit e një gjuhe të huaj si gjermanishtja është më sfiduese se mësimi i ndonjë gjuhe tjetër, sikurse, fjala bie, anglishtja apo italishtja. Vetë kompleksiteti gramatikor dhe struktura e saj unike e bëjnë gjermanishten më të vështirë për t’u përvetësuar. Si rezultat, ne mësuesit e gjuhës gjermane duhet të jemi vazhdimisht në kërkim të metodave inovative, sa më pranë prakticitetit të përdorimit të gjuhës.
Shumë mësues përdorin format tradicionale të mësimdhënies së gjermanishtes me fokus në tabelat e lakimit të emrave e mbiemrave dhe në të mësuarit e tyre përmendësh. Këto tabela shpesh nuk janë praktike dhe, së bashku me diversitetin e nyjeve shquese dhe joshquese, (der, die, das, ein, eine), përkatësisht sipas gjinive, e bëjnë të pamundur përdorimin e saktë të fjalëve në kontekst të folur. Suksesi i kësaj metode është shumë i limituar dhe si i tillë vetëm në kontekst të shkruar, duke reduktuar ndjeshëm saktësinë kur vjen puna në përdorimin real të gjuhës.
Duke parë se studentët që mësojnë gjermanisht aftësohen përgjithësisht në drejtimin gramatikor të limituar dhe jo në përdorimin e plotë kontekstual të gjuhës, ne kemi menduar dhe praktikuar forma nga më të suksesshmet për ta folur gjermanishten saktë, bukur dhe rrjedhshëm.
Cilat janë teknikat tona mësimdhënëse?
Nëse këto nuk iu bindin që gjermanishtja kështu mësohet më së miri, ejani vetë dhe takoni mësuesit tanë ose bëhuni pjesë e një ore mësimore për ta parë vetë me sytë tuaj suksesin. Ne jemi të gatshëm t’ju drejtojmë në rrugëtimin tuaj dhe t’i pëgjigjemi çdo pyetjeje që ju keni.