Kurs Anglisht në Smart Center

Për Sa Kohë Mësohet Anglishtja?

Kjo është një ndër pyetjet më të shpeshta që na bëjnë studentët që presim në qendrën e kurseve çdo ditë, po ashtu ata që interesohen nëpërmjet faqes tonë. Patjetër që nuk është pyetje që merr një përgjigje të prerë, duke qenë se arritja e një niveli të caktuar të gjuhës angleze varet nga disa faktorë, si:

Edra Xhaxho - studente e kursit anglisht në Smart Center

Motivimi i Studentit

Është fakt që studentët e motivuar mësojnë më shpejt dhe mbajnë mend më gjatë se ata që e ndjekin një kurs gjuhë thjesht se është për t’u bërë. Të pasurit e një objektivi, sikurse të studiuarit a të emigruarit jashtë shtetit, përgatitja për një vend pune, përgatitja për një provim ndërkombëtar e të tjera si këto, e nxit studentin ta shohë kursin me më tepër rëndësi dhe madje t’i japë edhe me tepër shije orëve mësimore.

Disponueshmëria

Një student që ka kohë të lirë mjaftueshëm për të punuar edhe autodidakt përveç kursit, patjetër që do ecë më shumë se pjesa tjetër e grupit. Më kujtohet që në kursin tim të parë të anglishtes, kohë të lirë kisha boll. Si rrjedhojë, edhe mësova shumë shpejt dhe mendoj se mësova edhe shumë mirë.

Personaliteti

Nga përvoja e deritanishme, studentët që kanë mësuar më shpejt kanë qenë edhe ata më të shkathëtit. Ndrojtja nga të bërit gabime dhe të dukurit keq në sy të studentëve të tjerë, i tkurr disa studentë të provojnë të flasin e ta vënë në praktikë anglishten që po mësojnë. Duke praktikuar më pak, edhe nxihet më pak.

Mosha

Mosha ideale për të nisur një gjuhë të huaj është fëmijëria. Unë e kam nisur kursin tim të parë dhe shumë të këndshëm kur isha 15 vjeçe. Adoleshenca konsiderohet moshë shumë e përshtatshme për të nisur një kurs gjuhe. Kalimi i viteve, bashkuar me vështirësitë që disa prej tyre mund të kenë, bën që anglishtja të mos mësohet aq shpejt sa një adoleshent a 20 vjeçar.

Talenti 

Jam e bindur se çdokush mund ta mësojë një gjuhë të huaj. Por, njëkohësisht, besoj se disa studentë janë thjesht më të talentuar se disa të tjerë për ta bërë këtë. Është ajo që ne në përditshmërinë tonë e quajmë prirje. Disa studentë janë më të prirur për t’i shqiptuar fjalët saktë, për t’i renditur fjalët po saktë dhe për të qenë përgjithësisht më të saktë.

Duke pasur parasysh arsyet e mësipërme, më poshtë po ju sjellim përcaktimin e kohëzgjatjes së mësimit të anglishtes nga Cambridge ESOL e ndarë sipas niveleve:

  • Për të arritur nivelin A2 duhet t’i kesh kushtuar anglishtes, 180–200 orë;
  • Për të arritur nivelin B1 duhet t’i kesh kushtuar anglishtes, 350–400 orë;
  • Për të arritur nivelin B2 duhet t’i kesh kushtuar anglishtes, 500–600 orë;
  • Për të arritur nivelin C1 duhet t’i kesh kushtuar anglishtes, 700–800 orë,
  • Për të arritur nivelin C2 duhet t’i kesh kushtuar anglishtes, 1,000–1,200 orë.

Kursi anglisht intensiv për të rritur në Smart Center zgjat 80 – 100 orë mësimore një nivel, 16 jave, pra gati 5 muaj. Klikoni linkun për të mësuar më shumë për detajet e kursit anglisht.