Vera besohet përgjithësisht si koha e duhur larg çdo aktiviteti që bëjmë gjatë periudhave të tjera të vitit. Ndërsa kjo mund të jetë e vërtetë deri në një fare pike, vera në të vërtetë mund të jetë potencialisht fitimprurëse kur vjen fjala tek aktivitete të caktuara. Të mësuarit e një gjuhe të huaj gjatë kësaj stine ka shumë gjasa të ndihmojë fëmijët e çdo grupmoshe në forma të panumërta. Duke qenë se si prindër po mendoni t’i përfshini fëmijët tuaj në programe apo aktivitete verore, një opsion është t’i regjistroni ata për të mësuar një gjuhë të huaj. Në mes të shumë zgjedhjeve, logjikisht lind pyetja: Përse një gjuhë të huaj në një stinë pushimesh?
Është e thjeshtë; sepse si profesionistë ju sjellim paktën verore që është mënyra më e mirë për të angazhuar fëmijët tuaj në formën më produktive të mundshme. Paketa verore përmban aktivitete ekstrakurrikulare të shkëlqyera që fëmijët tuaj t’i frekuentojnë jo vetëm për nga thjeshtësia dhe kënaqësia që përjetojnë në moment, por edhe për nga përfitimet afatgjata që akumulohen për të ardhmen e tyre. Kjo paketë synon arritjen e gjysmës së një niveli gjuhësor në një kohë të shkurtër, por shume efikase, duke ju ardhur edhe prindërve në ndihmë me çmimin më të arsyeshëm të momentit.
Përgatitje e parakohshme për vitin e ardhshëm shkollor
Për të gjithë të vegjlit që janë të frikësuar sepse vitin tjetër do të nisin të mësojnë anglisht në shkollë për herë të parë, paketa verore e krijuar kujdesshëm do të prezantojë fëmijët me gjuhën pa trauma, veçse në formën më zbavitëse e të mbushur me dashuri. Mësimi do të zhvillohet me programet audiovizive më të reja të strukturuara me qëllim përthithjen e gjuhës lehtësisht, duke nxitur njëkohësisht kuriozitetin. I gjithë procesi mësimor drejtohet nga mësues që e duan punën e tyre dhe sjellin ndryshim brilant çdo ditë. Në përfundim të paketës, fëmijët tuaj do jenë në gjendje të flasin anglisht e të menaxhojnë biseda të tëra duke qenë kështu më se gati për vitin që vjen. Aspekti tjetër pozitiv është ai që fëmijët tuaj do të mbajnë lidhje me të mësuarit pa stresin dhe monotoninë e shkollës, duke i kthyer në bletë punëtore.
Investim në fushën kognitive të fëmijëve
Edhe pse si prindër ju doni më të mirën për fëmijët, jo gjithmonë mund ta mendoni se cilat duhet të jenë përfitimet e vërteta të të mësuarit të një gjuhe të huaj. Një nga arsyet që prindërit përmendin është që gjuha e huaj të flitet rrjedhshëm që kur të shkohet në një vend të huaj të mos jetë pengesë, si dhe të zotërohet për një punësim të mire në të ardhmen. Sidoqoftë, mund të synojmë edhe më shumë se kaq. Më poshtë duam t’ju vëmë në dukje sesi paketa verore vendos në fokus aspekte të tjera që fëmijët do të përfitojnë:
✔ Formimi i të menduarit kritik tek fëmijët
✔ Zhvillimi dhe kultivimi i kreativitetit
✔ Rritja e aftësisë për të memorizuar informacion më shumë dhe më shpejt
✔ Zhvillimi i vetëbesimit te fëmija
✔ Rritja e aftësimit për të kryer disa veprime në të njëjtën kohë
✔ Rritja kulturore
✔ Kultivimi i ndjenjës së përgjegjësisë si dhe dëshirës për të punuar në grup
✔ Përmirësimi i aftësive komunikative
Pra, fëmijët mësojnë një gjuhë dhe ne kujdesemi fort që t’i ndihmojmë ata të rriten dhe të zhvillohen intelektualisht shëndetshëm, duke ndenjur larg formave mekanike dhe tradicionale të të mësuarit.