Pse duhen certifikuar njohuritë e gjuhës angleze?

Komunikimi i mprehtë dhe efektiv është element baze që çdo individ të ndihet i sigurtë dhe i aftë të qëndrojë plot vetbesim në çdo mjedis shoqëror duke gëzuar të qenit i pranuar dhe i vlerësuar.
Në një shoqëri konkurruese më tepër se kurdo, një dëshmi e cila i ben të lexueshme në një kohë të shpejtë aftësite komunikuese të një personi shihet me përparësi prej çdo punëdhënësi.
Çdo entitet i administrates publike apo ndërmarrje private kërkon me insistim të ketë pjesë të punonjësve persona qe zotërojne aftësi të shkelqyera ne komunikim, dhe menyra me e mire për t’i bërë ato të dukshme është pasqyrimi i tyre ne nje certifikate.
Për rëndësinë që ka marrë certifikimi i aftësive në gjuhën angleze, ne në Smart Center kemi ndërtuar një testim gjerësisht autentik, Smart English Test – SET, i cili mund të zhvillohet brenda dy orëve dhe t’i pajisë të interesuarit me certifikatën përkatëse deri brenda tre ditësh.
Edhe studimet në një universitet të huaj kushtëzohen çdo herë nga nevoja e pasjes së një dokumenti që tregon nivelin e njohjes së gjuhës në të cilën ky institucion ofron mësimin. Në të njëjtën formë pranohen edhe studentet ne universitet vendase për ndjekjen e studimeve në një nivel të mëtejshëm.
Duke qenë qendër testimi për provimet e universitetit të Cambridge-it, ne mund t’ju udhëzojmë, përgatisim, testojmë dhe certifikojmë për këto testime me njohje ndërkombëtare. Provimet e Cambridge English kanë vlefshmëri të përjetshme dhe me pasjen e një certificate të tillë, do të ndiheni të sigurtë me aftësitë tuaja gjuhësore gjatë.
Kur synojmë një vend pune të mire, nje ngritje  në detyrë dhe gjithashtu dëshirojmë që çdo detyrë ta kryejmë me vetbesim dhe në mënyrën më efikase, kur planifikojmë të studiojmë në një universitet të huaj apo të ndjekim studimet universitare një nivel më tej, këshilla më e mirë do të ishte të dëshmoni zotësitë tuaja me një certifikatë që ju përfaqëson denjësisht.