Programi Vjetor për Fëmijë – Ofertë Super

Jini prindërit më të mirë dhe dhurojani fëmijëve tuaj një gjuhë në moshë të hershme. Shumë studime tregojnë se sa më parë të nisë nxënia e një gjuhe, aq më të mëdha mundësitë e të folurit rrjedhshëm e gati si vendas.

Programi Vjetor për Fëmijë dhe Adoleshentë nis në 12 shtator. Ai ofrohet për moshat 4-18 vjeç, si për anglishten e përgjithshme, ashtu edhe atë përgatitore për provimet ndërkombëtare të Cambridge English, si: PET, FCE etj.

Mësimdhënia

Me 12 vite përvojë, mësimdhënia e gjuhëve mbetet pasioni ynë. Përveçse një përvojë e vyer, mësimi i gjuhëve të huaja, asaj angleze veçanërisht, është një aftësi e fortë e cila ju hap shumë dritare të formësimit të mëtejshëm intelektual të fëmijëve adoleshentë të ardhshëm.

Ne jemi qendër regjistrimi për provimet e Univeristetit të Cambridge-it. Çdo vit në qendrën tonë regjistrohen me dhjetra fëmijë e adoleshentë për provimet: YLE, KET, PET, FCE. Ne i mësojmë fëmijët me objektiva. Vendosja e tyre bën që motivimi të jetë edhe më jetëgjatë. Gjatë punës për arritjen e tyre, fëmijët rriten gjuhësisht, por edhe përvoja e mësimit bëhet më kuptimplotë. Ne i sfidojmë fëmijët, por edhe i argëtojmë ata për t’i bërë sfidat më të dashura.

Argëtimi

Ne synojmë që në çdo orë mësimi t’i largohemi sa më shumë mësimdhënies tradicionale, në mënyrë që të mësuarit e anglishtes të vijë sa më natyrshëm te fëmijët, siç ka ardhur dhe gjuha mëmë. Përpos qëllimit tonë të përçdoorëshëm, në varësi të grupeve dhe niveleve gjuhësore, ne kemi planifikuar nga një aktivitet mujor, tetë të tillë për të gjithë vitin akademik. Aktivitetet janë të larmishëm, brenda dhe jashtë mureve të Smart-it.

Kohëzgjatja

Programi vjetor zgjat 76 orë mësimore dhe mësimi zhvillohet 8 orë në muaj (dy orë në javë). Përgjithësisht, kurset zhvillohen në fundjavë, të shtunë & të diel, por është e mundur të ndiqen edhe përgjatë ditëve të javës. Oraret përcaktohen në bazë të nevojave dhe mundësive të grupit.

Tarifat

Kohëzgjatja: 12 shtator – 13 qershor (76 orë mësimore)

Orari: në varësi të nivelit

Çmimi: 17.500L (i gjithë programi).

Pas dt 10 shtator, pagesa e plotë e këtij programi do të jetë 19.500L.

Për çdo pyetje, paqartësi a interesim të mëtejshëm, ju lutemi t’na kontaktoni pa asnjë hezitim në: [email protected] & 069 31 40 170.