Programi Vjetor Për Fëmijë & Adoleshentë

Në 17 shtator nisim sezonin e ri të kurseve të gjuhës angleze, gjermane dhe asaj italiane për fëmijë dhe adoleshentë. Kurset janë të niveleve të ndryshme, nga ato të përgjithshme deri në përgatitjet për provime ndërkombëtare si: YLE, PET, FCE, IELTS, TOEFL dhe Smart English Test, SET.
Mësimdhënia
Me 10 vite përvojë, mësimdhënia e gjuhëve mbetet pasioni ynë. Përveçse një përvojë e vyer, mësimi i gjuhëve të huaja, asaj angleze veçanërisht, është një aftësi e fortë e cila ju hap shumë dritare të formësimit të mëtejshëm intelektual të fëmijëve adoleshentë të ardhshëm.
Ne jemi qendër testimi për provimet e Univeristetit të Cambridge-it. Çdo vit në qendrën tonë regjistrohen me dhjetra fëmijë e adoleshentë për provimet: YLE, KET, PET, FCE. Ne i mësojmë fëmijët me objektiva. Vendosja e tyre bën që motivimi të jetë edhe më jetëgjatë. Gjatë punës për arritjen e tyre, fëmijët rriten gjuhësisht, por edhe përvoja e mësimit bëhet më kuptimplotë. Ne i sfidojmë fëmijët, por edhe i argëtojmë ata siç dimë vetë.
Argëtimi
Fëmijët do të kenë kenë gjatë këtij viti dy udhëtime jashtë qytetit. Udhëtimet tona janë të planifikuara në detaj që çdo moment të jetë super argëtues dhe të mësohet prej tyre. I gjithë stafi ynë është në dispozicion të këtyre aktiviteteve dhe përkujdesja është në nivelet maksimale. Pjesa më e ëmbël është që këto udhëtime sponsorizohen nga kjo kockë ;), vetë Smart Center.
Kohëzgjatja
Programi vjetor zgjat 78 orë mësimore dhe mësimi zhvillohet 8 orë në muaj (dy orë në javë). Përgjithësisht, kurset zhvillohen në fundjavë, të shtunë & të diel, por është e mundur të ndiqen edhe përgjatë ditëve të javës. Oraret përcaktohen në bazë të nevojave dhe mundësive të grupit.
Tarifat
Kohëzgjatja: 17 shtator – 15 qershor (78 orë mësimore)
Çmimi: 19.900L (i gjithë programi)
Për gjuhët angleze, gjermane dhe italiane.
Për çdo pyetje, paqartësi a interesim të mëtejshëm, ju lutemi t’na kontaktoni pa asnjë hezitim në: [email protected] & 069 31 40 170.