Përse Duhet Mësuar Gjermanishtja?
Me vullnet, njeriu çfarë nuk arrin; edhe gjermanishten e mëson. Nëse nuk jeni ende të bindur për t’ia kushtuar disa orë të jetës suaj gjermanishtes, kemi listuar edhe arsye të tjera më poshtë:
- Gjermanishtja është gjuha e parë më e përdorur në Bashkimin Europian.
- Ju bën mirë për financat. Me një super ekonomi dhe shoqëri inovatore, Gjermania ju ofron shumë mundësi punësimi të mirëpaguara. Të rinjtë mund të konsiderojnë gjithashtu punësimin sezonal.
- Mundësi të shkëlqyera studimi. Gjermania ofron një numër të madh bursash dhe shumë mbështetje për studentët atje.
- Gjermanët janë kudo. Veçanërisht në verë, Shqipëria dhe Vlora janë plot me turistë gjermanë dhe, që ta dini, gjermanët janë ndër njerëzit që shpenzojnë më shumë si turistë.
- Një pjesë e mirë e fjalorit të anglishtes e ka burimin nga gjermanishtja. Kur të nisni mësimin e gjuhës do të entuziazmoheni me identifikimin e jo pak fjalëve që ju ngjasojnë me anglishten.
- Gjermanishtja të kënaq shpirtin kur e flet… (:D) Gramatika është pak e ngurtë, por keni rasat sa për 700. 😀
Siç mund të jeni në dijeni, gjermanët e vlerësojnë shumë kur komunikoni në gjuhën e tyre. Jepjani nja 200-300 orë nga jeta juaj kësaj gjuhe, se kushedi se sa shumë mundësi do ju krijojë!
Ju që ndjetë se u frymëzuat për të mësuar, na kontaktoni që të gjejmë për ju kursin që ju përshtatet më së shumti!