Pasaporta Europiane e Informatikës, EIPASS

Përgjatë sesionit të djeshëm të informimit, studentë, ish studentë dhe të interesuar patën mundësinë të mësojnë më tej rreth certifikimeve ndërkombëtare të informatikës, EIPASS. Referentja e EIPASS-it për Shqipërinë, znj. Anila Busho përmendi arsyet përse EIPASS po zgjidhet çdo ditë e më shumë nga studentë e profesionistë të të gjitha fushave, si dhe çfarë e bën EIPASS-in të jetë në listën e objektivave tuaja të këtij viti. EIPASS vjen me një sërë certifikimesh, të cilët mbulojnë fusha të ndryshme. Certifikimi më i njohur e i zgjedhur në Shqipëri është EIPASS 7 Modulet. Avantazhet  e këtij cetifikimi janë të shumta, ne po përmendim veç disa prej tyre:
✔ mundëson 14 kredite për mësuesit e cilklit 9-vjeçar dhe atij të mesëm
✔ shmang dhënien e provimit të informatikës për të gjithë studentët që do të/studjojnë në Itali
✔ demonstron kompetencat tuaja kundrejt një punëdhënësi potencial
✔ ndihmon në pasjen e një karriere edhe më të suksesshme
✔ lehtëson punësimin tuaj jashtë vendit.
EIPASS Smart Center Vlore7 Modulet EIPASS për të cilët studentët trajnohen, ushtrohen e certifikohen janë:

  1. Bazat e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit
  2. Menaxhimi i funksioneve bazë të sistemit operativ
  3. Përpunimi i tekstit – Microsoft Word
  4. Përpunimi tabelor i të dhënave – Microsoft Excel
  5. Përdorimi i bazave te dhënave – Microsoft Access
  6. Përpunimi i prezantimeve – Microsoft Power Point
  7. Interneti dhe Komunikimi – Microsoft Outlook – Internet Explorer.

EIPASS Pasaporta Europiane e InformatikësNë kohët e sotme, teknologjia është fusha që po njeh më së tepërmi zhvillim. Aftësimi dhe rritja jonë profesionale duhet të na shoqërojë në çdo hap, jo vetëm që nesër të ndihemi krenarë për çdo sfidë të pranuar e çdo nismë të çuar deri në fund, por edhe sepse investimi në zhvillimin e aftësive dixhitale do të na shpërblehet shumëfish. Me dije, pasion e drejtësi, edhe bëhet Shqipëria.