Paketa Verore Për Të Rritur

Në kurset tona verore i japin një rëndësi shumë të madhe përmirësimit të rrjedhshmërisë së studentëve duke i bërë të ndihen më të sigurtë gjatë të folurit në anglisht. Këtë e arrijmë duke u përqëndruar në aktivitete komunikative, në të dëgjuar dhe të folur, për të nxjerrë çfarë studentët e dinë ndërkohë dhe për të zhvilluar edhe më tej aftësitë e tyre. Studentët nxiten ta përdorin anglishten që prej momentit që hyjnë në derën e Smart-it, si me shokët e tyre ashtu edhe me të gjithë stafin tonë.
Studentët testohen para se të caktohen në grupin e përshtatshëm për ta. Ne e ruajmë numrin e grupit të vogël, përgjithësisht 4-8 studentë, gjë që na mundëson t’i kushtojmë vëmendje maksimale secilit student.
Mësuesit tanë janë profesionistë dhe entuziastë. Ata i zhvillojnë mësimet në mënyrë interesante dhe argëtuese, duke përdorur një sërë aktivitetesh gjuhësore të hartuara për të përmirësuar aftësitë e studentëve për të komunikuar rrjedhshëm. Pjesë e stafit të Smart Center kanë qenë prej vitesh mësuesit e huaj dhe nuk do të mungojnë as këtë verë.
Paketa Verore mund të jetë e niveleve të ndryshme. Më poshtë po ju njohim me disa të dhëna të përgjithshme:
Kohëzgjatja: 60 orë mësimore
Pagesa: 12.000 lekë 
Orari: e hënë – e enjte (orari është në varësi të grupeve)
Nisja: nga data 12 qershor (grupi i parë, niveli B1, nis ditën e martë, 6 qershor)
Në shtëpinë tonë ju mësoni të flisni anglisht vërtetë, prandaj regjistrohuni pa humbur asnjë orë mësimi! Na kontaktoni në: [email protected] & 069 31 40 170!