QE planifikuar me plot aktivitete argëtuese, të gjitha në anglisht, si dhe me aventura të reja për çdo ditë, Paketa Verore për Fëmijë ofron përvoja mbresëlënëse, me përdorim të anglishtes në situata reale. Përgjatë 6 javëve, fëmijët do të mësojnë në mënyrë të natyrshme, nëpërmjet lojës dhe argëtimit, duke kryer gjithashtu edhe pothuajse gjysëm niveli gjuhësor.
Çfarë do të gjeni në Paketën Verore?
Storytime: Tregimet janë pjesë thelbësore e të mësuarit të një gjuhe. Nëpërmjet tregimeve, fëmijët mësojnë struktura gjuhësore dhe fjalor në kontekst. Në programin tonë veror, fëmijët do të tregojnë histori, do t’i mësojnë ato, do t’i shohin të performohen dhe do t’i performojnë vetë.
Song Time: Fëmijët do të mësojnë këngë e ndonjëherë dhe kërcime sipas grupmoshës.
Art & Craft: Fëmijët do të bëjnë projekte arti dhe pune me dorë që të shpalosin talentet e tyre artistike, do të krijojnë maska, kostume e të tjera pjesë.
Lojëra të monitoruara: Pa të lozim pak! Do të kemi pjesë të programit lojëra që nxisin punën në skuadër. Fëmijët do të mësojnë të ndajnë me njëri-tjetrin, të presin radhën e tyre e të tjera cilësi të vyera.
Lojëra të lira: Loja e lirë është e rëndësishme për zhvillimin e imagjinatës. Kur lozim në anglisht pastaj nuk ka të paguar.
Ekskursione: Nga do të shkojmë këtë javë? Çdo dy javë, fëmijët do të kënaqen në një ekskursion të shkurtër në qytet. Tre aktivitete jashtë klasës, të planifikuara me kujdes, do të jenë pjesë e kësaj pakete.
Informacion i Përgjithshëm
Kohëzgjatja: 17 qershor – 25 korrik (6 javë, 40 orë)
Oraret: nga e hëna në të enjte, 8.30 – 13.00 dhe 17.00 – 20.00 (kjo është hapsira e orarit të mundshëm; orari i saktë përcaktohet në varësi të grupit)
Grupmosha: 4 – 12 vjeç
Çmimi: e gjithë paketa për vetëm 9500 lekë nga 12.500 lekë (për regjistrimet nga 23 maj – 9 qershor).
Me 11 vite përvojë në mësimdhënie, vazhdimisht duke u zhvilluar profesionalisht, jemi zgjedhja e zgjuar për t’na i besuar fëmijët tuaj.
Për interesime, na kontaktoni në: [email protected] & 069 31 40 170.
Pagesa e këtij programi kryhet e plotë në fillim të kursit (brenda tre seancave të para), pasi fëmijët dhe prindërit të jenë njohur dhe kënaqur me cilësinë e kursit. Pas kësaj kohe, pagesa është e pakthyeshme pas.