Një mbrëmje në Art Gallery Promenade do të ishte një gjetje për të prekur artin dhe historinë qe ai reflekton në një moment të caktuar dhe përherë në memorien e njeriut. Kjo, jo vetëm për të bërë më të prekshme orën e historisë së artit, një prej orëve me orientim profesional, por edhe për të shijuar të bukurën në një mbremje verore.
Tema e ekspozites Shih Detin – i qaset së miri qytetit dhe stines sot, me ngjyra te gjalla e të gëzueshme sikurse dhe lidhjes shpirtërore, po aq edhe momenteve historike që ky qytet i ka në marrëdhënie me detin.
Do ta kemi parë shpesh detin si mediumin për shpëtim dhe arratisje ëndrrash, se përtej detit jo që shndriste dielli më fort, por shpesh krahët i shtrinim ndoshta më lirë për të fluturuar tej… dhe prapë ktheshim.
Motivi i detit ka frymëzuar dhe vjen në qasje reflektimi artistik, si pjesë e një një cikli punimesh i cili fillon me pikërisht momentin e nisjes, një vepër e punur me laps në letër, prej 300 portreteve ne kërkim te ëndrrës në momente konfuzioni. Secili nga portret ngjall momentin, frikën, pasigurinë e familjeve që po linin, sikurse edhe shpresën se do t’ua dhuronin buzëqeshjen me kthimin. Sikurse edhe linja e punëve të artistit të qytetit tone R. Runaj, autori i veprës të cilën zgjodhëm t’i referohemi, mbyllet me Odiseun.
Pas mbrëmjes, secili prej mësuesve-studentë do të jetë nën efektin e një reflektimi mbi një udhëtim artistik të cilin do ta kenë pasqyruar në gjuhën angleze si pjesë e programit të anglishtes profesionale, një projekt i Skills for Jobs, mbështetur nga Swisscontact.