Michigan English Test – Njihuni me MET-in

Provimi i Michigan-it, MET, po bëhet çdo muaj një emër dhe objektiv edhe më i njohur për studentët. Me një kosto tepër më të mirë se shumë provime të tjera ndërkombëtare (vetëm 90 euro), MET-i i radhës zhvillohet në 15 Maj në ambjentet e Smart Center III. Për t’ua lehtësuar disi emocionet e të panjohurës së provimit, më poshtë do mund të lexoni një përshkrim të shkurtër të tij.
Michigan English Test është një test me alternativa, i ndarë në dy seksione: Dëgjim dhe Gramatikë & Lexim.
Dëgjimi
Në pjesën dëgjimore ndodhen 60 pyetje që testojnë aftësitë tuaja për të kuptuar anglishten e folur. Këto pyetje janë të ndara në 3 pjesë dhe, si në shumë testime të tjera, në çdo pjesë vështirësia vjen në shkallë rritjeje.
Pjesa I
Në këtë pjesë do të dëgjoni biseda të shkurtra midis dy bashkëbiseduesëve dhe pas çdo bisede të shkurtër do të ketë një pyetje.  Më poshtë është shembulli i një pyetjeje që i përket një bashkëbisedimi rreth blerjes së një trikoje online.

What problem does the woman have?
a. She isn’t sure what the sweater costs.
b. She ordered the wrong item.
c. The website isn’t working.
d. The catalog she has isn’t current.

Pjesa II
Në pjesën e dytë do të gjeni 21 pyetje. Këtu bashkëbisedimet do të jenë më të gjata dhe pas çdo bisede do ju duhet t’u përgjigjeni më shumë se sa në pyetjeje, zakonisht 3-4 për bisedë. Mos harroni se ju lejohet të mbani shënime për çdo bisedë! Një shembull pyetjesh vijon më poshtë:

1. Why is the man visiting the woman?
a. to find out what the rent costs
b. to help her pack her boxes
c. to look at her apartment
d. to help her clean up the apartment
2. What does the man describe as a cave?
a. an apartment he saw earlier
b. the woman’s apartment
c. the subway he took to get there
d. the stack of boxes
3. What is not included in the monthly rent?
a. water
b. trash collection
c. gas
d. electric
4. According to the woman, what will happen soon?
a. She will move in to the apartment.
b. The apartment will be cleaned.
c. The apartment will be painted.
d. New carpet will be installed.

Pjesa III
Siç përmendëm më sipër, çdo pjesë e rrit paksa shkallën e vështirësisë dhe pjesa e tretë do t’ju testojë se sa jeni në gjendje të kuptoni fjalimet e gjata; pra jo më bashkëbisedim por vetëm një folës që zakonisht flet për rreth 2 minuta. Temat mund t’i përkasin fushave të ndryshme me të cilat përballen studentët apo punonjësit në përditshmërinë e tyre, prezantime punësh kërkimore, fjalim menaxherësh për stafin, guidë turistike, një folës lajmesh etj. Shembujt mund të krijojnë një ide rreth llojit të pyetjeve:

1. What was the research study about?
a. how often teenagers use a computer
b. where teenagers buy their CDs
c. what kind of music teenagers like
d. how teenagers use the Internet
2. How was the information for the study collected?
a. e-mail questionnaires
b. telephone surveys
c. live interviews
d. website forms
3. What does the speaker say about teenage girls who
spend a lot of time online?
a. They often use the Internet to buy their music.
b. They spend lots of money on music magazines.
c. They like buying music at the store.
d. They attend a lot of live concerts.
4. What kind of people tend to be music influencers?
a. teens who watch a lot of music videos
b. teenage boys who spend a lot of money on music
c. teenage boys who download music from the Internet
d. teenage girls who often listen to music

Këtu përfundon edhe pjesa dëgjimore e cila zgjat 60 minuta. Mos harroni që përgjigjet nuk jepen në faqen e testit, por në një fletë të mëvetësishme përgjigjesh të cilës sapo i bëmë një foto të çastit, dhe pse pak të zhubrosur. 🙂

Michigan English Test - Answer Sheet

Mirulexofshim në përshkrimin e pjesës së dytë të provimit!
E juaja,
Mësuese Eri