Të mësosh një gjuhë të huaj kërkon kohë, kohë edhe lodhje shpeshherë. Për këtë arsye të mësuarit nuk mund të jetë vetëm mësim dhe studim bajat, por diçka shumë më tepër: mësim dhe argëtim. Argëtimi është mënyra më e frytshme për motivimin e nxënësve. Ata kanë tendencën të jenë më të përqendruar dhe të mbajnë mend më mirë atë që mësojnë kur është argëtimi në mes.
Shkodër – Tivar – Budva – Kotor – Ulqin – Ky ishte destinacioni ynë i radhës. Këtë fundjavë udhëtuam për në Malin e Zi. Pothuajse të gjithë kanë dëgjuar për bukuritë e tij, ndaj ne do t’i shmangim këto detaje, por nuk do lëmë pa thënë se sa ne u argëtuam. Shumë!!!
Çdo aktivitet apo udhëtim që Smart Center organizon, përveç argëtimit, ka si synim edhe të mësuarin. Udhëtimi për në Mal të Zi, falë guidës që na shoqëronte, bëri të mundur që nxënësit të mësonin rreth historisë së këtij vendi dhe gjatë udhëtimit ata testonin njëri-tjetrin në anglisht rreth informacioneve që morën.
Për t’i dhënë ngjyrim edukativ udhëtimit, me ne ndodhej edhe pedagogu ynë amerikan; dhe përveç historisë së Malit të Zi që përmendëm më sipër, nxënësit përforcuan fjalorin që lidhet me udhëtimet dhe mësuan dhe shumë fjalë të reja. Dhe për më tepër akoma, katër ditë pas udhëtimit ata i përvetësuan edhe më mirë ato fjalë duke zhvilluar një orë mësimi më pedagogun amerikan në lidhje me udhëtimin dhe në fund shkruan një ese me titullin: Travelling to Budva.
Erdhi e diela! Udhëtimi i radhës na pret!
Na lexoni!