MATURA SHTETËRORE – Përgatitje për Provimin e Gjuhës Angleze | |
---|---|
Data e Fillimit | 2 Shkurt |
Kohëzgjatja | 16 Javë |
Niveli Minimal | Mesatar (B1) |
Studentë në grup | 4 – 8 studentë |
Orë në javë | 5 orë |
Oraret | E mërkurë, e shtunë, e diel |
Çmimi | 4.500 lekë/muaj nga 6000 që ishte. |
Që prej vitit të parë të Maturës Shtetëtore, kurset përgatitore për gjuhën angleze dhe italiane janë parë si një investim për cilësinë e studentëve dhe pasjen në këtë mënyrë të studentëve besnikë, që për çdo kurs pas maturës janë kthyer sërish në Smart Center. Për maturantët kemi ardhur gjithmonë me oferta dhe çmime ekonomike për t’ja lehtësuar sado mundemi shpenzimet prindërve tuaj.
Në fakt, përgatitja për Maturën Shtetërore ka nisur prej disa muajsh në Smart Center. Ky kurs i ri është për të gjithë studentët që, për një arsye apo një tjetër, e lënë përgatitjen për më vonë. Këtë vit, si edhe më parë, përgatitja bazohet në pjesën e të Shkruarit dhe të Lexuarit & të Kuptuarit (Writing & Reading Comprehension) si dhe Përdorimin Gjuhësor, Gramatikë dhe Fjalor (Use of English, Grammar & Vocabulary).
Duke nisur nga shkrimi i eseve, letrave zyrtare dhe jo-zyrtare, email-et dhe aplikimet për punë, përvoja e të shkruarit me mësuese Prishilën ka për të qenë jashtëzakonisht rezultative. Përpos ndihmës që profesori ynë anglez, ekspert në të shkruarin akademik, na ka dhënë gjatë qëndrimit në Smart Center, Mësuese Prishila është e trajnuar edhe jashtë qendrës për të shkruarin akademik dhe ka gjithë përvojën dhe entuziazmin e duhur, dhe më tepër, për t’ju përcjellë juve dije efektive.
Përfitoni nga oferta jonë duke u regjistruar brenda datës 12 – 31 Janar! Më vonë do të jetë pak vonë …!