Matura Shtetërore dhe First Certificate in English (FCE)

Matura Shtetërore tashmë i ka dhënë vëmendje gjuhës angleze më shumë se kurrë më parë. Ky fakt është shumë pozitiv dhe shumë stimulues që të rinjtë t’i përkushtohen anglishtes dhe në këtë mënyrë t’i kenë dyert më të hapura në tregun e punës apo gjetkë.
Ndër lëndët me zgjedhje më të preferuara, për shkak të koefiçentit të lartë, është gjuha angleze. Përpos punës së përkushtuar të mësuesve të gjuhës angleze në disa shkolla, shumë studentë u janë drejtuar kurseve private. Të shumtë janë ata që kanë zgjedhur qendrën tone për t’u përgatitur për provimet e këtij viti dhe si shpërblim kanë marrë rezultate të mira në këtë provim.
Por jo të gjithë e dinë se provimi i gjuhës angleze në maturën shtetërore, bazohet mbi 70% te modeli i ushtrimeve të FCE-së. Për nga niveli i vështirësisë provimi i Maturës Shtetërore është shumë më i thjeshtësuar se ai i FCE-së. Kështu që ndjekja e kursit të FCE-së çon vetvetiu në rezultate të larta në provimin e anglishtes në maturën shtetërore.

Në provimin me zgjedhje të maturës shtetërore do të gjeni tri seksione. Pjesa e parë është Reading and Comprihension (Të Lexuarit dhe të Kuptuarit). Në këtë pjesë maturantët njihen me një tekst afërsisht një faqe dhe lloji i pyetjeve rreth tekstit të lexuar është si më poshtë:
1.Pyetje me alternativa
2.Fjali me True apo False ( e vërtetë apo e rremë)
3.Pyetje me shtjellim
Seksioni i mësipërm përmban 30% të rezultatit të provimit, por gjysma e këtij rezultati i përket seksionit të dytë të testimit që është Use of English (Përdorimi i Anglishtes – me të njëjtin emër si provimi i FCE-së). Ky seksion është i ndërtuar mbi fjalor dhe gramatikë. Pjesa e parë, fjalori, është tërësisht me alternativa, ndërsa pjesa e dytë, gramatika është kryesisht e formuar me rindërtim (rishkrim) fjalie. Disa shembuj për t’ju qartësuar idetë:

(fjalia është shkëputur nga testi i vitit 2009 i Maturës Shtetërore)

a) He went to work despite his headache.
although
He ______________________ he had a headache.

(fjalia është shkëputur nga një test i FCE-së)

b) I had never met Piaʼs husband before.
FIRST
It …………………………………. I had ever met Piaʼs husband.
Seksioni i tretë i përket të shkruarit, apo Writing. Në maturën shtetërore të vitit 2008, studentëve ju kërkohej të zgjidhnin një ndër temat e paraqitura, psh. a) arsimimi është ende shumë i rëndësishëm. b) A besoni se dhuna që shfaqet në programet televizive çon në dhunën që ndodh në shoqëri. Jepni arsye për të mbështetur mendimin tuaj.
Tema e zgjedhur duhet të përmbante 120-180 fjalë. Vlerësimi i studentit bazohej në a) përmbajtjen (nëse mbështetet apo jo me detaje ideja qëndrore e temës), b) organizimin e temës (planifikimin e saj në mënyrë të logjikshme, kalimin nga një fazë në tjetrën me origjinalitet; strukturën e fjalisë (fjali të ndërtuara mirë, të lidhura me njëra-tjetrën, c) fjalorin (i freskët, preçiz dhe idiomatik), d) gramatikën, e) pikësimin, f) gërmëzimin
Në maturën shtetërore të këtij viti në seksionin e tretë, pikërisht në atë të të shkruarit, studentët kishin mundësi të vazhdonin një histori me jo më shumë se 100 fjalë (paragrafi i parë i së cilës ishte i dhënë) ose të zgjidhnin një ndër tre temat e tjera të paraqitura. Vlerësimi u bazua mbi kriteret e mësipërme, sikurse një vit më parë.
Ngjashmëria e këtij seksioni të Maturës Shtetërore me atë të First Certificate in English (FCE) është e madhe. Në provimin e FCE-së, seksioni i të shkruarit është i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e dytë të këtij seksioni bazohet dhe seksioni i të shkruarit në Maturën Shtetërore. Në pjesën e dytë, tamam si në maturën shtetërore, të jepen disa tema si mundësi zgjedhjeje. Ja një temë e shkëputur nga një ndër testet e FCE-së: Ju keni vendosur të merrni pjesë në një konkurs rreth krijimit të historive të shkurtra. Rregullat e këtij konkursi thonë që historia juaj duhet të nis apo të përfundoj me këto fjalë: Ata ishin të trishtuar që po largoheshin, por s’kishin zgjedhje tjetër.
Të nderuar maturantë apo FCE-istë të ardhshëm, duke u përgatitur për provimin ndërkombëtar të Universitetit të Cambridge-it ju vrisni dy zogj me një gur. Arrini të posedoni një certifikatë të mirënjohur kudo në botë, si dhe shkëlqeni në Maturën Shtetërore, duke i rritur kështu mundësitë për të studiuar në  atë degë që gjithmonë keni ëndërruar. Bëni zgjedhjen e zgjuar!