LPI Open Day – Smart Center

LPI, Linux Professional Institute, është provimi më i njohur në botë për të certifikuar njohuritë e përdoruesve profesionistë të sistemit operativ Linux. Janë aktualisht më tepër se 350,000 provime të realizuara me liderin e certifikimeve Linux. Ditën e shtunë, më 13 Shtator, në orën 13.00, tre përfaqësues të provimit nga Open Labs Albania janë të ftuar për të prezantuar LPI në Smart Center. Përse duhet ta konsiderojnë të rinjtë informaticienë këtë provim? Si mund të përgatiteni nëse jeni i interesuar për LPI?

Për të mësuar më tepër rreth LPI ejani në Smart Center ditën e Shtunë.

Detajet e Eventit

  • LPI Open Day – Smart Center
  • Smart Center II & III
  • Vlorë