Letra Frymëzuese e Albert Kamys për Mësuesin e tij
I rritur pa baba, me nënë gjysëm të shurdhër dhe të pashkolluar, Albert Kamy, nuk ka pasur fort një jetë të lehtë. Me pak gjasa për një të ardhme të shndritshme, njeriu i dytë më i ri që kishte fituar çmimin Nobel, nisi të formësohej dhe të bëhej ky që njeh e gjithë bota edhe nga ndikimi i mësuesit të tij Louis Germain. Pas fitimit të çmimit Nobel ai i shkroi një letër shpirtmbushëse mësuesit të tij të dikurshëm. Sikur të besonim fortë edhe ne mësuesit se mund të prodhojmë Kamy-ra, kushedi sa ndryshe do të ishte Shqipëria nga duart e mësuesve. Lereni letrën t’ua frymëzojë zemrën më poshtë:
I dashur zoti Germain,
Po lë mënjanë gjithë këtë rrëmujë rreth meje këto ditë për të folur me ty nga thellësia e zemrës. Sapo më është ndarë një çmim tejet i madh, i tillë që as e kam kërkuar por as që mund të kërkohet.
Por kur mora vesh lajmin, pas nënës, gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishit Ju. Po të mos ishit ju, dora juaj përkëdhelëse ndaj një fëmije të varfër dhe të shkretë siç isha unë, po të mos ishin mësimet dhe shembujt tuaj, kjo nuk kishte për të ndodhur.
Nuk më ndodh shpesh të nderoj dikë kështu. Por, fundja kjo më jep mundësinë që t’ju tregoj se ç’keni qenë dhe çka paraqisni edhe sot për mua dhe t’ju siguroj që mundi juaj, puna juaj dhe zëmrën që e vendos në të ende jeton në njërin nga nxënësit tuaj, pavarësisht viteve, asnjëherë nuk ka reshtur të jetë nxënësi juaj mirënjohës. Ju përqafoj me gjithë zemër.