Po vjen vera dhe Vlora do të mbushet me turistë. A e dini sa ngazëllyes është ai momenti kur arrin të komunikosh me të huajt me sadopak gjuhë të huaj njeh? Anglishtja na i hap zakonisht dyert lehtë. Ne do të nisim një grup të nivelit fillestar javën e ardshme. Për ju të tjerët që flisni ndërkohë dhe doni të jeni të lirshëm në komunikim kemi zgjidhje gjithashtu. Shikojini kurset e reja që çelin në maj. Nëse nuk e kemi përmendur atë që dëshironi, na shkruani se ju zgjidhim në vend. 🙂
Anglisht – Niveli A1 (fillestar)
Kohëzgjatja: 21 maj – 6 shtator (80 orë)
Pagesa: 16.000 lekë (i gjithë niveli)
Orari: e hënë – e enjte, 16.50 – 18.00
Anglisht – Niveli A2
Kohëzgjatja: nis në 22 maj (80 orë)
Pagesa: 16.000 lekë (i gjithë niveli)
Orari: e hënë – e enjte, 15.30 – 16.40
Anglisht – Niveli A2+
Kohëzgjatja: 16 maj – 1o korrik (37.5 orë)
Pagesa: 8.500 lekë (i gjithë programi)
Orari: e hënë – e enjte, 19.10 – 20.20
Anglisht – Niveli B1
Kohëzgjatja: 21 maj – 31 korrik (60 orë)
Pagesa: 12.000 lekë (i gjithë programi)
Orari: e hënë – e enjte, 9.00 – 10.10 (dy javët e fundit do të zhvillohen më tepër orën në ditë që programi të mbyllet në korrik)
Anglisht – Përgatitje për FCE (B2)
Kohëzgjatja: 11 maj – 22 qershor (45 orë)
Pagesa: 13.500 lekë (i gjithë programi)
Orari: e shtunë/e diel, 10.30 – 12.30 (të premteve pasdite do të zhvillohen seanca testuese 3.5 orëshe).
Anglisht – Përgatitje për IELTS, Online (B2)
Kohëzgjatja: 12 orë/muaj (Programi do të zgjasë të paktën 60 orë)
Pagesa: 5 euro/ora mësimore (grup me tre studentë)
Orari: e hënë/e martë/e enjte, 17.30 – 18.20.
Informatikë – Paketa Office
Kohëzgjatja: 21 maj – 28 qershor (30 orë)
Pagesa: 6.000 lekë (i gjithë programi)
Orari: e hënë/e mërkurë/e enjte, 9.00 – 10.10.
Për çdo pyetje a paqartësi në lidhje me kurset e mësipërme apo të tjerë të palistuar në këtë postim, ju lutemi t’na kontaktoni pa asnjë hezitim në: [email protected] & 069 31 40170.