Kurs për Anglishten e Folur me Prof Amerikan


A dëshironi t’i përmirësoni aftësitë tuaja komunikuese? Ndiheni mirë me aftësitë e tjera gjuhësore dhe hasni vështirësi me të folurin? Të komunikuarit në anglisht është ajo që ju nevojitet më së shumti në profesionin tuaj? Për këto arsye dhe të tjera po nisim grupin e ri të Anglishtes Komunikative me mësuesin tonë amerikan, Alex. Për tetë javë ju do të përmirësoni rrjedhshmërinë, do të pasuroni fjalorin dhe do të përjetoni një përvojë të nxëni me motivim e entuziazëm që zor se mund ta keni përjetuar më parë.
Metodologjia jonë e mësimdhënies është e fokusuar krejtësisht mbi studentin, ku ai nxitet të flasë rreth 80% të kohës dhe mësuesi vetëm 20% të saj. Me kurset tona të anglishtes së folur në qendër të vëmendjes jeni ju dhe gjatë seancave tona do të nxiteni vazhdimisht për të shkëlqyer në përdorimin e gjuhës angleze; do të keni mbështetjen e stafit tonë për t’ju udhëhequr dhe mbështetur përgjatë këtij rrugëtimi drejt suksesit.
Disa nga dobitë e këtij kursi:
↪ Do të përmirësoni rrjedhshmërinë.
↪ Do të filloni të mendoni në anglisht duke shmangur hezitimet e gjata.
↪ Do të pasuroni fjalorin lehtësisht dhe do ta keni më të thjeshtë mbajtjen mend të fjalëve të reja.
↪ Do të keni natyrshmëri në të folur dhe theks më të mirë si shkak i imitimit të mësuesit tuaj amerikan.
↪ Do të komunikoni me më tepër vetësiguri me shtetasit anglishtfolës.
↪ Do të hapni horizonte të reja nëpërmjet materialeve të përzgjedhura nga prof Alex.
Të dhënat e kursit:
Kohëzgjatja: 8 javë, 32 orë (20 shkurt – 13 prill)
Frekuentimi: e hënë – e enjte (nga e hëna në të enjte)
Orari: 18.00 – 18.55
Mësimdhënësi: Professor Alex
Vendndodhja: Smart Center I
Pagesa: 9000 lekë (i gjithë programi)
Për çdo interesim a paqartësi, na kontaktoni në: 069 31 40 170 & [email protected]! Ju presim me ëndje ne! 🙂