Në postimin e sotëm do të listojmë disa nga arsyet se përse fëmija juaj duhet të nisë të mësojë anglishten. Mos keni edhe ju ndonjë tjetër arsye për të shtuar?
☞ Fëmijët e mësojnë gjuhën pa shumë mund; e përthithin si sfungjer.
☞ Kur e nisin që herët, fëmijët e vegjël e marrin theksin shumë natyrshëm. Thuhet se pas moshës 12-vjeçare, zor se do të kenë mundësi ta shmangin theksin e shqipes teksa flasin anglisht.
☞ Nëse i kanë mësuesit për së mbari, të mësuarit anglisht mund të jetë qejf i madh. 🙂
☞ Sipas shumë studimeve të viteve të fundit, fëmijët që flasin dy gjuhë bëhen më të zgjuar.
☞ Më tepër se 750 milionë njerëz në botë e flasin anglishten si gjuhë të parë a të dytë.
☞ Anglishtja është gjuha më e folur në botë. Një në pesë njerëz mund të flasë a të kuptojë anglisht.
☞ Duke folur anglisht, hapin dritare në kultura e botëkuptime të tjera.
☞ Anglishtja është gjuha e internetit dhe kompjuterave, veç fushave të tjera si turizmi, shkencat, diplomacia etj.
☞ Kur të rriten, fëmijët do ta gjejnë shumicën e teksteve në universitetet botërore në gjuhën angleze.
☞ Të udhëtuarit dhe të jetuarit jashtë shtetit bëhet një përvojë më e bukur dhe e pasur nëse mund të komunikohet me vendasit a turistët e tjerë në anglisht.
☞ Aftësia për të komunikuar në anglisht i rrit individëve të ardhurat potenciale me 25%.
☞ Njohja e anglishtes bën që ata të punojnë në një shtet të huaj, apo të punojnë online nga shtëpia për një kompani të huaj.
Ka edhe arsye të trembëdhjeta e të katërmbëdhjeta, por duam që këto t’i zbuloni duke e provuar. 🙂 Shpresojmë të jetë kuptuar që sa më herët ta nisë mësimin e anglishtes fëmija juaj, aq më të mëdha janë gjasat për një të tashme dhe të ardhme të shndritshme!