Shumëllojshmëri aktivitetesh
Mësimi i një gjuhe të huaj është një përvojë jashtëzakonisht përfituese dhe pasuruese për të gjitha moshat, por fëmijët janë ata që përfitojnë më së shumti nga kjo eksperiencë e mrekullueshme. Qendra jonë ju mundëson fëmijëve ta mesojnë anglishten nëpërmjet një shumëllojshmërie aktivitetesh të planifikuara me kujdes duke përfshirë lojëra, muzikë dhe argëtim. Në këtë mënyrë fëmijët mësojnë anglisht lehtësisht dhe arrijnë të shprehen natyrshëm që në orët e para të mësimit.
Ora mësimore e gjitha në anglisht
Ne i nxisim dhe i ndihmojmë fëmijët të ndërveprojnë me njëri-tjetrin kështu ata arrijnë të mesojnë në mënyrë natyrale pa presion dhe stres, vetëm nëpërmjet argëtimit. Metodat e përzgjedhura me kujdes dhe qasja jonë komunikative bëjnë të mundur që fëmijët ta përdorin gjuhën angleze me vetbesim. Ora mësimore zhvillohet e gjitha në anglisht; kjo i nxit fëmijët ta flasin gjuhën në mënyrë që ata të bëhen pjesë e aktiviteteve dhe lojrave të zhvilluara në klasë.
Fëmijët e duan orën edhe më të gjatë
Mësueset synojnë dhe kujdesen t’ju përgjigjen nevojave të çdo fëmije në mënyrë që t’i motivojnë ata dhe t’ju rrisin vetbesimin dhe aftësimin gjuhësor. Qëllimi jonë nuk është vetëm mësimi por edhe motivimi dhe edukimi i fëmijëve me përzemërsi. Entuziazmi, pozitiviteti dhe energjia që mbizotëron çdo ditë në klasë do të bëjnë që fëmija të ndjekë me dëshirë cdo orë mësimi e madje shpeshherë të dëshirojë që ora mësimore të jetë edhe më e gjatë.
Mësues shqiptarë dhe të huaj
Smart-i mbahet në Vlorë si e vetmja qendër me mësues profesionistë amerikanë. Kjo është në dobi të të gjithë stafit tonë shqiptar që kanë mundësinë ta mbajnë anglishten dhe metodologjinë gjithmonë fresko-fresko dhe njëherazi në dobi të fëmijëve tuaj që përfitojnë nga ndërveprimi i drejtëpërdrejtë me ta duke përfituar jo vetëm në aspektin gjuhësor, por edhe në atë kulturor.
Aktivitete jashtë klasës
Aktivitetet e shumta të zhvilluara jashtë klase mundësojnë gjithashtu përforcimin e njohurive gjuhësore tek fëmijët. Ndërthurja e argëtimit me mësimin nëpërmjet aktiviteteve të strukturuara me kujdes sipas grupmoshave janë vërtet të frytshme dhe shumë zbavitëse.