Kompania prestigjioze italiane, Giobert Albania, produktet e së cilës aplikohen në brand-et ndërkombëtare të makinave si: Ferrari, Ford, Fiat, Alfa Romeo, Lancia, Maserati, Iveco etj. na zgjedh për formimin gjuhësor të inxhinierëve dhe punonjësve të saj në Shqipëri. Ky është vetëm një prej bashkëpunimeve tona, me të cilat me të drejtë krenohemi.
Grupin e parë e nisëm me shumë dëshirë, me një ritëm super intënsiv, nga tre orë për çdo ditë të javës. Ishte muaji gusht… a është vapë? – Hiç! Ne kishim objektiva… Inxhinierëve, çuna yll fare, që meritojnë një bravo, së pari, për arritjen e tyre profesionale, do t’u duhej në kohë rekord të ishin të aftë të komunikonin lirshëm me punëdhënësit dhe koleget italianë në vendin fqinjë, sa herë që duhej të bënin praktikat e tyre ne Itali sikurse dhe në komunikimin e përditshëm në zyrat në Shqiperi.
Ne kishim, si gjithmonë, motivimin për të parë ecurinë më të mirë të mundshme në mësimin e një gjuhe në të gjitha aftësitë e kërkuara dhe, për më tepër, këtë herë, edhe pasionin në fushën e inxhinierise mekanike.
Orët, veç të tjerash, do të duhet të jene të pasura dhe konstruktive. Të zgjojnë interes dhe ta mbajnë atë për gjatë.
Dhe ia dolem; me shpejtësinë, jo të dritës, të Ferrarit, dhe jemi OK! (Kështu themi thuajse çdo herë.)
Kemi ecur ne komunikim, kemi ndjekur me orë materiale degjimore dhe kemi analizuar dhe shkruar materiale në komunikimin social dhe atë profesional të fushës. Kemi pare edhe filma, edhe kemi qeshur sa shume, sa here! Kemi jetuar një eksperience të paharrueshme; e themi me të vertëtë.
Me çunat e parë arritëm të mbyllim shkëlqyeshëm, plot pesë niveli, A1 – C1. Tashmë jemi në proces studimi B1 dhe sapo nisëm edhe një kurs A1.
Jemi falenderues për çdo bashkëpunim me kompani e organizata dinjitoze, përgjatë së cilit rritemi dhe ne. Ndaj, i gëzohemi çdo suksesi, kudo ku jemi dhe kurdoherë!