Pjesa e fundit e provimit IELTS është pjesa e Të Folurit. Ajo zgjat rreth 15 minuta. Gjatë kësaj kohe, ju do të keni një intervistë me gojë, tek e tek me testuesin.
Në pjesën e parë do të keni pyetje të thjeshta, ku ndër qëllimet është të ndjerit rehat me personin që ju teston. Janë pyetje personale, të cilave me siguri i jeni përgjigjur shumë herë në ndërveprimet tuaja të përditshme në anglisht, por që nuk duhet të harroni asnjëherë që çdo përgjigje juaja në provim ka si synim matjen e aftësive komunikative, ndaj mos neglizhoni dhe mos i bini tepër shkurt. Disa pyetje shembuj mund të jenë: Ku dëshiron të studiosh ose punosh? Cila është kafsha, ngjyra apo lulja juaj e preferuar? Përpiquni t’i zgjeroni përgjigjet me shembuj dhe me informacion më të detajuar. Edhe sikur të mos keni një ngjyrë ose kafshë të preferuar, mendojeni njërën për të cilën mund të flisni lehtësisht dhe thuajeni. Për testuesin nuk është e rëndësishme ajo që ju thoni; e rëndësishme është mënyra se si e prezantoni informacionin.
Në pjesën e dytë do duhet të flisni 1-2 minuta për një temë të caktuar. Do t’ju ofrohet nje kartë me një detyrë: për të përgatitur përgjigjen ju jepet një minutë. Kjo është kohë e mjaftueshme për të analizuar përgjigjen tuaj duke u përpjekur ta organizoni atë në mënyrë llogjike. Shikoni një shembull të kësaj pjese më poshtë:
Më poshtë mund të gjeni disa këshilla si të organizoni këtë pjesë në Të Folurit në IELTS:
• lexoni detyrën me kujdes
• shkruani një plan të shkurtër të asaj që do të thoni dhe përpiquni t’i zgjeroni të gjitha pikat në ‘fjalimin’ tuaj
• përdorni sa më shumë fjalor tematik të mundeni.
Detyra e tretë e seksionit të Të Folurit në IELTS është një dialog 4-5-minutësh me testuesin. Shpeshherë tema është e njëjtë a e ngjashme me të mëparshmen, pra testuesi bën pyetje të mëtejshme rreth kësaj teme. Përgjigjet pritet të jenë të mirështjelluara, kështu që nuk duhet vetëm të jepni një përgjigje por edhe ta plotësoni pergjigjen tuaj me shembuj dhe përfundime. Për të krijuar një ide rreth pyetjeve, shihni më poshtë:
Pas këtij përshkrimi të detajuar të strukturës së Të Folurit në IELTS, po ju japim edhe disa këshilla të dobishme:
Si të përgatiteni për pjesën e Të Folurit në IELTS?
Dëgjoni sa më shumë stacionet televizive britanike dhe transmetimet në radio. Këto do të pasurojnë fjalorin dhe aftësitë tuaja gjuhësore. Gjithashtu është shumë efektive të shkoni në kurse përgatitore për këtë provim, të cilat jo vetëm do t’ju ndihmojnë të arrini rezultate të sukseshme në IELTS por gjithashtu mund të bëni edhe miq të mirë që flasin anglisht. Ndër këto kurse, ne ju sygjerojmë ato të Smart-it, të cilat zhvillohen me mësues amerikanë dhe super çupat tona shqiptare. Ju shihni e shkruani! 😉