IELTS – Pyetje dhe Përgjigje

Cilat institucione e pranojnë provimin e IELTS-it?

IELTS pranohet nga më shumë se 6000 institucione në të gjithë botën. Këtu përfshihen universitete, departamentet e emigrimit, agjensitë qeveritare, rrjetet profesionale dhe kompanitë shumëkombëshe.

Kush e zotëron provimin IELTS dhe kush i shkruan testet?

IELTS zotërohet nga British Council në bashkëpunim me IELTS Australia dhe Cambridge Esol. Skuadra ndërkombëtare hartuesish provimesh japin kontributin e tyre me materiale për provimin e IELTS-it. Kërkime të vazhdueshme sigurojnë që IELTS mbetet një test me vlerësim të drejtë dhe të paanshëm.

Hartuesit e testeve nga shtete të ndryshme anglisht-folëse zhvillojnë përmbajtjen e IELTS-it duke bërë që testi të paraqesë situata nga jeta e përditshme.

Pse provimi ka dy versione?

IELTS ka dy versione: IELTS Akademik dhe IELTS i Përgjithshëm. IELTS Akademik është për ata të cilët duan të vazhdojnë studimet universitare në një shtet anglisht-folës. IELTS i Përgjithshëm është për ata që dëshirojnë të ndjekin programe të ndryshme trajnimi, të fitojnë eksperiencë pune ose të emigrojnë në vende të ndryshme ku flitet anlisht. Të gjithë kandidatët i nënshtrohen të njëjtit test për pjesën e Të Dëgjuarit dhe Të Folurit, por Të Lexuarit dhe Të Shkruarit kanë përmbajtje të ndryshme në dy versionet e IELTS.

Cili nga dy versionet është i duhuri për mua?

Lexoni me kujdes shpjegimin e testit Akademik dhe atij Të Përgjithshëm. Më pas, kontaktoni organizatën ose institucionin në të cilin po aplikoni për të zbuluar se cilin nga testet kërkon. Mos harroni që duhet të dini se cili version ju duhet përpara se të plotësoni formularin e aplikimit online.

Kur mund ta bëj provimin IELTS?

IELTS ka në dispozicion 48 data fikse në vit, rreth 4 herë në muaj në varësi të kërkesës.

C’farë ndodh nëse mungoj ose jam sëmurë ditën e provimit?

Nëse ju nuk paraqiteni në provim pa lajmëruar mungesën paraprakisht, ju do të humbisni të gjithë pagesën. Megjithatë, nëse siguroni një raport mjekësor brenda 5 ditëve nga data e provimit, ju do të keni një kompensim duke zbritur vetëm shpenzimet administrative.

A mund ta përfundoj testin brenda një dite?

Pjesa e Të Dëgjuarit, Të Lexuarit dhe Të Shkruarit gjithmonë përfundohen njëra pas tjetrës dhe pa pushim. Në varësi të qendrës së provimit, pjesa e Të Folurit mund të zhvillohet rreth 7 ditë para ose pas datës së provimit.

Çfarë mund të marr me vete në provim?

Vetëm stilolaps, laps dhe gomë. Ju duhet të keni me vete pasaportën ose kartën e identitetit që keni përdorur në plotësimin e formularit të aplikimit. Çdo gjë tjetër duhet ta lini jashtë klasës së testimit. Celularët dhe çdo pajisje tjetër elektronike duhet të fiken dhe të vendosen bashkë me sendet e tjera personale në vendin e përcaktuar nga mbikqyrësi. Nëse ju nuk e fikni celularin ose e mbani atë me vete, do të skualifikoheni.

Cilën pjesë të provimit do të bëj të parën?

Në fillim do të bëni pjesën e Të Dëgjuarit, më pas Të Lexuarit dhe Të Shkruarit. Në varësi të qendrës së provimit, pjesa e Të Folurit mund të zhvillohet rreth 7 ditë para ose pas datës së provimit.

Çfarë lloj theksi mund të dëgjoj në pjesën e Të Dëgjuarit dhe Të Folurit?

Duke qenë se IELTS është një provim ndërkombëtar, një shumëllojshmëri theksesh mund të përdoren në të dyja pjesët.

A mund të përdor stilolapsin në pjesën e Të Dëgjuarit dhe Të lexuarit?

Jo. Ju duhet të përdorni lapsin. Fleta me përgjigje skanohet nga një kompjuter i cili nuk mund ta lexojë cfarë është shkruar me stilolaps.

Ku mund ta marrë rezultatin?

Formulari me raportimin e rezultatit do t’ju dërgohet 13 ditë pas datës së provimit. Disa qendra provimi mund t’i dërgojnë përgjigjet me mesazh ose mund të ofrojnë shërbimin online. Do të merrni vetëm një kopje të formularit, kështu që ruajeni atë në një vend të sigurt.