FCE-ja Me Pedagoge Amerikane

amy and FCE
Smart Center është ndjerë gjithmonë e privilegjuar duke pasur pedagogë amerikanë që prej fillimit të saj e deri tani. I pari pedagog që ka dhënë kontributin e tij ka qenë Mike. I ftuar shpesh nga qendra jonë, Mike ka ndihmuar në zhvillimin e aftësive komunikuese të studentëve tanë. Më pas ka qenë Jamie ajo që ka ndihmuar në rritjen e nivelit të qendrës sonë.
Aktualisht, pedagogët amerikanë në Smart Center janë Travis dhe Amy. Travis është i angazhuar me nivele të ndryshme, përfshi këtu fillestarë, para-mesatarë, mesatarë e më tej. Ndërsa Amy, zhvillon çdo orë mësimi me studentët që janë pjesë e kurseve përgatitore të FCE-së.

Si do të ndihmojë Amy?

Amy ka qenë pedagoge në Universitetin e Vlorës dhe është kujdesur që i shkruari akademik i studentëve të këtij universiteti të ishte në nivelin maksimal. Në Smart Center, përpos pjesëve të tjera, Amy do të ndihmoj thellësisht në këto pjesë të provimit:

Writing

Në provim, në pjesën e të shkruarit, studentëve do t’ju duhet të shkruajnë një:

  • essay (ese)
  • letter (letër)
  • raport (raport)
  • article (artikull)
  • review (kritikë)
  • short story (histori të shkurtër)

Për të gjitha pjesët e mësipërme do të kujdeset veçanërisht Amy. Studentët do të mësojnë gjithçka ju duhet për këtë testim, duke nisur nga shkrimi i një paragrafi, deri tek pjesët e sipërpërmendura. Madje, ata do të ndajnë mendimet personale dhe përditshmërinë e tyre me Amy-n, nëpërmjet mini-ditarit që do të shkruajnë në anglisht (dy herë në javë), enkas për këtë kurs.

Speaking

Në këtë qendër kursesh, studentët tanë do të kenë avantazhin e përsosmërisë së anglishtes së tyre me një folës vendas; një mundësi që edhe ne si mësues na bën të gëzohemi kurdoherë që e kemi. Ata do të përgatiten për të katërta pjesët e të folurit që ekzistojnë në provimin e FCE-së të cilat vijojnë sipas radhës më poshtë:

  1. Interview (intervistë)
  2. Talking about photos (të folurit rreth fotove)
  3. Collaborative Task (detyrë bashkëpunuese)
  4. Further discussion (diskutim i mëtejshëm)

Prania e Amy-t në qendrën tonë, mundëson që 2 studente ta ndjekin këtë kurs pa pagesë. Këtë dhuratë nga qendra jonë dhe Amy do e përfitojnë: Xhoana dhe Sonja, dy ndër studentet që i vjen më tepër në ndihmë  kjo ‘bursë’ dhe që janë ndër më të mirat gjithashtu. Mësimdhënia për ne të Smart-it është PASION nga ata të medhenjtë, ndaj duam që dijen ta përcjellim te gjithkush që e do, pavarësisht mundësive.
Shumë projekte të tjera do të jenë pjesë e këtij kursi, por ato do të bëhen të ditura vetëm në ditët e ardhshme. Deri atëherë unë dëshiroj t’i uroj Amy-t dhe studentëve tanë, SUKESE!