Ne në Smart Center zgjodhëm Inside Out.
Inside out është një metodë e botuar nga shtëpia botuese Britanike, tepër e mirënjohur, Macmillan. Është e përshtatshme për të rritur dhe adoleshentë dhe përbëhet nga gjashtë nivele. Ajo është e ndërtuar mbi gramatikë dhe leksik, të folur, lexim motivues dhe dëgjim. Synimi kryesor i kësaj metode është zhvillimi i aftësive komunikuese. Dhe për këtë fakt është një metodë shumë e suksesshme. Suksesin kanë arritur ta prekin dhe studentët tanë, duke u aftësuar të komunikojnë lirshëm dhe natyrshëm. Smart Center ju sygjeron të lexoni më tepër detaje rreth kësaj metode.
Pse Inside out?
Sepse është:
Të folurit
Njohuria pasive që kanë studentët për anglishten do të aktivizohet gradualisht gjate kursit. Studentët kanë kohë të mjaftueshme për të përgatitur atë çka duan të thonë e se si ta thonë.
Studentët inkurajohen vazhdimisht që të bazohen tek eksperiencat e tyre për të zhvilluar aftësitë e të folurit; ky ‘personalizim’ është pjesë e rëndësishme e kursit , ku studentët mund të zgjedhin t’i detajojnë ose jo këto eksperienca.
Gramatika dhe Leksiku
Autorët i japin tepër rëndësi zhvillimit të të folurit, por ata e dine mirë se sa e rëndësishme është një strukturë e mirë gramatikore për progresin e studentëve.
Studentët inkurajohen që ta ‘vënë re’ pjesën e re gramatikore. Ju jepet mundësia të punojnë me fjalorin e ri në situata të ndryshme nëpërmjet një sërë aktivitetesh tërheqëse e të personalizuara.
Tekstet
Tekstet janë tepër interesantë e me shumë humor. Aty përfshihen artikuj, fragmente librash, faqe interneti, letra, intervista dhe këngë origjinale të muzikës pop. Shumë nga tekstet janë autentike dhe çdo mësim ka të paktën një tekst më të gjatë , në varësi të nivelit.