Home
Mesazh Maturantëve

Mesazh Maturantëve

Të dashur maturantë, provimet po afrohen shumë shpejt dhe ne e dimë mirë se disa prej jush po i pushton frika dhe stresi që tani. Unë Eriselda Balliu ju ofroj eksperiencën time.

Eksperienca

Breza të tërë maturantësh kanë çelur rrugën e suksesit nga porta e Smart Center. Maturantët e përgatitur në qendrën tonë, tashmë studiojnë ndër degët më të mira në Universitetin e Tiranës apo dhe në atë të Vlorës. Një staf që si cilësi kryesore mbart përkushtimin dhe profesionalizmin ju mirëpret për t’ju frymëzuar ta doni të nxënit ashtu si ne mësimdhënien.

Metoda

Ju do të përgatiteni me materiale të ndryshme për të arritur rezultatet maksimale, por sigurisht që do jetë dhe një metodë bazë: English Grammar and Vocabulary. Përpos anës gramatikore dhe leksikore që kjo metodë përfshin, ju do të ushtroheni edhe në Reading Comprehension.

Eseja

Eseja nuk është më gogol. 🙂 Ne ju kërkuam besimin dhe ju ofruam cilësinë. Për hir të kësaj të fundit kemi mundësuar një orë çdo javë për t’ju mësuar të shkruani një ese, një letër apo një histori. Të treja pjesë të seksionit të së shkruarit në provimin e Maturës Shtetërore.

Kur?

Kursi zgjat 6 muaj ( 25 Nëntor – 25 Maj) dhe zhvillohet 3 orë në javë. Ne i kemi dhënë vëmendje maksimale Maturës duke nisur nga ditët e zgjedhura për të zhvilluar  kursin: 

E premte: 15.00 – 16.00

E shtunë: 13.00 – 14.00

E djelë: 13.00 – 14.00

Më tepër?

Ne garantojmë suksesin tuaj me emrin tonë!

Unë jam mësuese anglishteje prej vitit 2007 dhe drejtuese e qendrës së kurseve Smart Center prej po kaq kohësh. Gjatë këtyre viteve jam aftësuar në mësimdhënien e të gjitha grupmoshave dhe niveleve dhe jam veçanërisht e apasionuar për të mësuar studentët fillestarë të flasin anglisht në një kohë shumë të shkurtër.

Leave a Comment

*

*